“Ejani se vrava gruan”/ Detaje tronditëse nga krimi, fqinjët: Ai e godiste dhe pastaj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Nicë të Greqisë, ku bashkëshorti 50-vjeçar vrau gruan e tij 54-vjeçare pak kohë më parë.

Sipas mediave greke, autori ishte baba i një fëmije të mitur dhe sipas dëshmive, dhuna e tij ndaj gruas ishte e vazhdueshme.

“Ai dehej, e godiste, pastaj thërriste një ambulancë, pastaj do ta godiste përsëri”, shprehen fqinjët e tij.

Fqinjët thonë se autori ka abuzuar vazhdimisht me alkoolin, teksa ishte i shtruar në spitalin e Dafnit majin e kaluar. Më herët autori i krimit ka rrëfyer aktin e rëndë ndaj bashkëshortes së tij 54-vjeçare e cila u gjet e pajetë në banesën përdhese dhe me shenja mbytjeje. Pas ekzaminimeve mjekësore u zbulua gjithashtu që viktimës i ishte bllokuar frymëmarrja dhe kishte një goditje në syrin e majtë.

Fqinjët e përshkruajnë abuzimin ndaj viktimës si sistematik, nga dhunuesi i cili u arrestua në vitin 2017 dhe 2019 për dhunë në familje.

Megjithatë, 54-vjeçarja kishte deklaruar se nuk dëshironte që ai të ndiqej penalisht. Fatmirësisht vajza e tyre e mitur nuk ka qenë e pranishme në ngjarjen tragjike, pasi gjyshja po e priste në Salaminë, por sipas dëshmive ajo kishte përjetuar edhe episode të tjera dhune.

Kujtojmë se në orën 05:20 të mëngjesit të së dielës autori ka telefonuar Policinë duke thënë: “Eja në shtëpi, vrava gruan”.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV