Ish-lojtari i Juventusit thyen heshtjen: Dënimi me 15 pikë, pse nuk iu hoqën 30?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej dy ditëve në Itali, tema kryesore është penalizimi me minus 15 pikë i Juventus në renditjen aktuale të Serisë A, si pasojë e falsifikimit të bilancit financiar nga ana e bardhezinjve. Kjo temë e nxehtë, prodhon edhe shumë debat teksa janë disa personazhe të cilët këmbëngulin këtë lëvizje në bilancin financiar e bëjnë edhe klube të tjera në Itali, por dënimin e pëson vetëm Juventus. Është ish-futbollisti i torinezëve, Alessandro Tacchinardi ai që së fundmi shprehet se vendimi për t’i ulur pikë Juventusit, ishte i turpshëm.

“Për mua ai penalizim për Juventusin është një turp. Mënyra dhe koha kur erdhi është tërësisht e gabuar, mendoj se askush nuk di të shpjegojë pse u vendos që të zbriteshin 15 pikë. Në fillim u përfol për një penalizim prej 9 pikësh aq sa edhe kërkoi Prokuroria, tani u vendos 15.

Po mirë, nëse akuzat janë kaq të rënda, pse nuk iu hoqën 30 pikë? Diçka tjetër që nuk më pëlqen nga e gjithë kjo çështje, është tema e plusvalencave sepse për të bërë një shkelje në këtë drejtim, duhen dy klube. Nuk bëhet dot në vetëm një drejtim, ku janë dënimet për shoqëritë e tjera? Unë pres një shpjegim në lidhje me këtë temë”, u shpreh Tacchinardi.

Të fundit

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Lajme të tjera

Web TV