Kullat e ngujimit në Alpet Shqiptare, ‘BBC World’ eksploron ‘Mrekullitë e Shqipërisë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme, në njërin prej programeve më të famshme në botë “BBC World”,  janë publikuar pamjet e para të dokumentarit të titulluar, “Mrekullitë e Shqipërisë”, ku janë eksploruar vendet më magjepsëse duke nisur nga natyra e deri tek zona arkeologjike ku janë zhvilluar beteja historike.

Dokumentari ka si synim eksplorimin e mrekullive të Shqipërisë për t’i paraqitur më pas në sytë e gjithë botës. Gazetarja, Bettanu Hugs shpjeon se dokumentari me titull “Mrekullistë e Shqipërisë” nis me qytetin antik të Butrintit.

“114 kilometra nga Italia dhe vetëm 3 kilometra nga ishulli i Korfuzit këtu është siti kombëtar i Butrinit, i shtrirë në 200 hektarë ky park arkeologjik është një udhëkryq i kulturave duke filluar nga antikiteti tek epoka e bronzit dhe ajo otomane”, shprehet gazetarja e BBC.

Gjatë dokumentarit flitet për historinë e lashtë të Butrintit, rëndësisë së tij për kohën dhe betejat e përgjakshme që u zhvilluan mes perandorit Oktavi dhe mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatra.

“Në shekullin e parë para Krishtit Butrinti ra pre e ambicies së romakëve, të cilët u shtrinë nga Evropa deri në Afrikë dhe Azi. Në shekullin e 4-ët para Krishtit Jul Çezari ishte kokë më kokë me kundërshtarin e tij Pompei i cili kishte stacionin e flotës së tij në atë që njihet sot si Korfuzi”.

“Këtu është pika ku perandori Oktavi mundi mbretëreshën e Egjiptit Kleopatrën dhe të dashurin e saj Mark Antoni”.

Përveç ngjarjeve historike dhe betejave të ndryshme Butrinti ishte edhe streha e shkrimtarëve të kohës, si për shembull Virgjil i cili shkroi vargjet e famshme për Butrintit, të cilat u cituan nga gazetarja britanike e BBC.

Për mijëvjeçarë ky vend mbeti i pazbuluar deri në vitin 1932, nga arkeologu italian Luixhi Maria Ugolini i cili ishte me mision nga vetë Musolini për të hedhur dritë mbi Butrintin.

Lexo edhe :  Vendet më të mira evropiane për të investuar në prona në vitin 2025

“Këto janë disa nga gjetjet e Ugolinit. Janë statujat e familjes mbretërore që zbukuronin teatrin”.

Dokumentari vë në dukje gjithashtu se Butrinti është siti i parë arkeologjik shqiptar që ka hyrë në UNESCO si një pasuri arkeologjike që duhet mbrojtur. Në dokumentar thuhet se siti arkeologjik i Butrintit, është një nga vendet ku mitologjia takohet me realtitetin.

Pjesa e dytë e dokumentarit u është kushtuar alpeve shqiptare, ku flitet edhe për kullat e shumta të ngujimit të cilat u ndërtuan në shekullin e 17-të.

“Zyrtarisht ato njihen si alpet shqiptare por vendasit i quajnë Bjeshkët e Namuna” .

Në këto alpe mund të gjesh kulla të shumta si ato të ngujimit të ndërtuara në shekullin e 17-të. Kjo ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të ngujoheshin këtu.

“Familja ime, ne e kemi trashëgimi brez pas brezi, kjo ka 389 vite që është ndërtuar dhe kjo ishte kullë e ngujimit, ose e pajtimit”, shprehet njëri prej banorëve.

Në dokumentar shfaqet edhe Lahuta instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve.

 

Të fundit

I vendosën eksploziv poshtë makinës, ja kush ishte shënjestra

Një lëndë eksploziv është gjetur poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Pjetër Budi” në Mat. Forcat xheniere kanë rrethuar zonën...

Festa e Ujit të Bekuar, Spiropali i uron shërim të shpejtë kryepeshkopit Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndodhet i shtruar në spital në Athinë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai u transportua nga Tirana...

Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të zyrës në Vatikan

Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të një zyre të madhe në Vatikan, murgeshën italiane Simona Brambilla, si prefekte të departamentit përgjegjës...

Padia për genocidin serb, Kurti dështon të mbajë premtimin, nuk e çon në gjykatën e …

Padia e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid nuk është hartuar as katër vite pas premtimit publik te kryeministrit Albin Kurti. Zyrtarë qeveritarë thonë se janë...

Qytetarët dhe bizneset më pesimistë, ngadalëson besimi në ekonomi në dhjetor

Besimi në ekonomi ka pësuar një ngadalësim gjatë muajit dhjetor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me...

Lajme të tjera

Web TV