VIDEO-Dashuria nuk pyet për rregulla/ Kiara dhe Luizi bisedojnë përmes derës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kiara Tito, e cila u duk sikur i vendosi barriera Luiz Ejllit, po afrohet cdo ditë e më shumë tek ai. Mbrëmjen e shkuar, fitorja e ‘The Voice of BBV’ bëri që Luizi me Efin të futeshin në një dhomë vetëm pa banorët e tjerë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit që do të jetë deri të martën larg Kiarës. Sapo mbaroi spektakli, Kiara u afrua te dera për të folur me Luizin e për t’i thënë që ka mbetur vetëm. Ndërsa në një bisedë me Diolën u shpreh se mund të ndodhë diçka me të.

Ndërkohë, Luizit dhe Efit do t’u duhet të kujdesen për një foshnje (kukull), duke mos patur asnjë komunikim me pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë.

Çdo mënyrë kontakti me banorët, do t’i penalizojë Luizin dhe Efin duke zbritur 2000€ nga çmimi i madh. Megjithatë, deri të martën ata do të kenë imunitet në shtëpi dhe s’mund të nominohen nga të tjerët.

Të fundit

“Jemi më shumë se një klub”, Laporta: Barça prodhon lojtarë, kurse Reali i ble

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për “Mundo Deportivo”, duke u ndalur ndër të tjera edhe te ndryshimet midis menaxhimit të...

Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj fitores së Zohran Mamdanit, përfaqësuesit të krahut të majtë radikal të Partisë Demokratike, i cili fitoi...

“Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile. Një nga të plagosurit...

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij...

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit!

Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të...

Lajme të tjera

Web TV