Përdhunoi dhe vrau Mateon 8-vjeçar në Fier/ Shtyhet seanca për Klodian Çalamanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është shtyrë seanca në ngarkim të Klodian Çalamanit, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier.

Mësohet se shkak për shtyrjen e saj është bërë mosformimi i trupës gjykuese pasi njëri prej anëtarëve nuk është paraqitur për shkaqe shëndetësore.

Sakaq, seanca e radhës në ngarkim të Çalamanit është caktuar në datët 30 janar në orën 10:35.

Në 15 qershor Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma “a” të K.Penal.

Nga hetimet rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari Klodian Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.

Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërmimit u gjet trupi pa jetë i viktimës. Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit Klodian Çalamani.

Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal.

Lexo edhe :  Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazmë e lopata.

Të fundit

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga...

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”. “Treni bullgar”...

Lajme të tjera

Web TV