Ish-basketbollisti i NBA Enes Kanter në kërkim nga Turqia: Kam frikë për jetën time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanter ka folur të hënën mbrëma për shpërblimin që jep Turqia ndaj tij për 500 mijë dollarë, nëse ka frikë për jetën e tij dhe gjithashtu me mendimin e tij personal se Erdogan një ditë do të sulmojë Greqinë.

Duke folur për përcaktimin e tij nga qeveria Erdogan si anëtar i një organizate terroriste për mbështetjen e Fethullah Gulen dhe tani në “Listën e Terroristëve më të Kërkuar”, ish-lojtari i NBA tha: “Kam pasur shumë telefonata nga FBI dhe qeveria e SHBA-së, më thanë se kjo është hera e parë që qeveria e Erdogan shpall në kërkim një person dhe vendos shpërblim për gjetjen e tij.

Ata më thanë që tashmë persona të ndryshëm do të përpiqen të të gjejnë ty apo të të lëndojnë, si mafia, vrasësit profesionistë, madje edhe kartelet. Dje fola me FBI dhe më thanë që tani e tutje kudo që të shkoj duhet t’i informoj.

Sigurisht që kam frikë për jetën time. Çdo ditë që zgjohem shikoj telefonin tim dhe ka qindra kërcënime për jetën time”, u shpreh Enes Kanter.

Në këtë kontekst, Enes Kanter, në intervistën e tij për “OREN”, u bëri thirrje liderëve botërorë, të gjithë anëtarëve të NATO-s që të marrin masa kundër Erdogan.

Së fundmi, basketbollisti turk i bëri thirrje kryeministrit Kyriakos Mitsotakis: “Të ndërmarrë veprime thelbësore kundër Erdoganit, duke e ditur që marrëdhënia mes dy vendeve është shumë e rëndësishme, por Erdogan do të sulmojë Greqinë një ditë”, përfundoi ai.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV