Makabre/ DJ-ja e njohur gjendet e masakruar në valixhe, policia kërkon të dashurin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi i Valentina Trespalacios, 23 vjeç, u gjet brenda bagazhit në Fontibon, Bogota, më 22 janar. Policia beson se ajo u mbyt pasi një autopsi gjeti shenja të thella në qafën e saj, të cilat mund të ishin shkaktuar nga mbytja. I dyshuari kryesor është i dashuri i Valentinës, 35-vjeçari amerikan John Poulos.

Ai është zhdukur që kur policët bënë zbulimin tronditës dhe ai gjithashtu ka fshirë llogaritë e tij në rrjetet sociale. I riu kishte qenë në lidhje me DJ-në e njohur, e cila ka pothuajse 16,000 ndjekës në Instagram. Sipas mediave të huaja, trupi i saj u zbulua kur një burrë vuri re valixhen në një kosh.

Por kur e hapi, u tmerrua kur gjeti trupin e të resë të palosur brenda dhe thirri policinë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit gjetën pranë trupit të saj sende personale që i përkisnin DJ, përfshirë edhe një ID studentore të lëshuar nga Universiteti Uninpahu, ku Valentina thuhet se po studionte tregtinë dhe teknologjinë globale të biznesit.

Rezultatet e autopsisë treguan se ajo kishte një “vijë presioni në rajonin hyoid” por nuk kishte shenja të tjera të dukshme dhune.

Nënkoloneli i policisë Camilo Torres tha për mediat lokale: Po punohet me kamerat e sigurisë në zonë për identifikimin e autorëve të dyshuar.

Sipas raportimeve, Valentina kishte shkuar në një festë me Poulos. Dyshohet se amerikani kishte udhëtuar nga shtëpia e tij në kryeqytetin kolumbian për t’i propozuar për martesë. Policia tani po përpiqet të konfirmojë nëse ai është larguar nga vendi.

Të fundit

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën 12:47. Mediat italiane bëjnë të...

Berisha: Nga 54 vite punë, bashkë me gruan kam vetëm një apartament 40 metra katror

Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën e parë për çështjen “Partizani”. Ai thotë se gjyqi ndaj tij është politik, pasi...

Lajme të tjera

Web TV