Biden: NATO mbështet Ukrainën, nuk është kërcënim për Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kam pasur një bisedë të gjatë me Scholz, Macron, Sunak dhe Meloni. Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën.Nuk ka asnjë kërcënim për Rusinë në asnjë nga këto.”

Kështu deklaroi Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë duke njoftuar dërgimin e tankeve Abrams në Kiev.

“Ne po ndihmojmë Ukrainën të mbrohet”, nënvizoi presidenti amerikan, “e jona nuk është një ofensivë kundër Rusisë”.

Biden konfirmon dërgimin e 31 tankeve Abrams në Ukrainë, me rekomandimin e Pentagonit.

SHBA dhe Evropa janë “plotësisht të bashkuara në mbështetjen e Ukrainës”, pavarësisht se Rusia priste “ne do të ndaheshim”.

Presidenti amerikan sqaron se “Gjermania nuk më ka detyruar të ndryshoj mendje” për tanket dhe se trajnimi i forcave të Kievit për tanket e reja “do të fillojë së shpejti”.

“Trupat ruse, përfundoi ai, duhet të kthehen në vendin të cilit i takojnë, Rusi. Kjo luftë mund të përfundojë sot, kjo është ajo që ne të gjithë duam: një fund të luftës”.

31 tanket që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të dërgojnë në Ukrainë do të prodhohen nga e para nga General Dynamics Land Systems, kompania që prodhon tanke jashtëzakonisht të fuqishme.

Kështu u raportua nga zyrtarë të lartë amerikanë në një konferencë me një numër të vogël gazetarësh.

Kjo do të thotë se tanket për forcat e Kievit nuk do të merren nga rezervat amerikane dhe “do të duhen muaj” për të mbërritur në destinacionin e tyre.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV