Dy të miturit tentojnë të arratisen me 67 kg kanabis në mjet, futen kundravajtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të mitur, një shqiptar dhe një grek janë kapur nga  Policia në Janinë, pasi u futën kundravajtje për t’i shpëtuar arrestimit, pasi në mjetin e tyre kishin fshehur 67 kg kananis.

Sipas medieve greke, patrullat e Policisë pikasën një automjet në të cilin ndodheshin dy autorët e dyshuar dhe iu bëri shenjë që të ndalojnë.

Por, drejtuesi i mjetit,  shqiptari jo vetëm që nuk ndaloi por u fut kundravajtje, në kah të kundërt në autostradën që lidh Igumenicën me Janinën për të shmangur efektivët. Pas përpjekjeve nga ana e Policisë, ata u ndaluan në afërsi të Janinës, ku nuk kishin asnjë mundësi arratisjeje.

Dy të miturit  do të akuzohen përveç transportit të lëndës narkotike,edhe për vënien në rrezik të udhëtarëve, si dhe për drejtim të rrezikshëm të automjetit.

Të fundit

A po vjen paqja e shumëpritur? Senatori amerikan jep shpresa: Po afron një “pikë kthese”

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey...

Abuzimet e mikrokredive, ndërhyn Banka: Nëse merrni kredi konsumatore…

Për një kredi deri në200 mijë lekë, ai që merr hua në bankë apo institucionet e mikrofinancës do të paguajë maksimalisht normë interesi 62.2...

Simbolet e karabinierëve: historia, uniforma, ngjyrat, motoja dhe tradita e forcës

Zbuloni kuriozitetet dhe simbolet historike të Karabinierëve: granatën, ngjyrat, uniformat, moton dhe stemën. Një udhëtim në identitetin e Karabinierëve. Karabinierët janë shumë më tepër sesa...

Kakavijë/ Tentoi të kalojë kufirin me 14 mijë euro, procedohet penalisht 40-vjeçari

Policia kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një 40-vjeçar pasi u kap me 14 mijë euro të padeklaruara teksa tentoi të kalonte shtetin shqiptar. Sipas...

Policia parandalon ngjarjen e rëndë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës, në fshatin Dobraç. Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka...

Lajme të tjera

Web TV