Begaj takohet me raporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos, me të cilën bisedoi mbi rrugën evropiane dhe sfidat reformuese e zhvilluese të vendit.

Presidenti Begaj vlerësoi punën dhe kontributin e eurodeputetes Santos dhe të kolegëve të saj në përgatitjen e raportit të vitit të shkuar për Shqipërinë, duke nënvizuar realizmin e tij dhe frymën mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e rëndësishme që Parlamenti Evropian i ka dhënë procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar, se “mbështetja e Parlamentit Evropian është e nevojshme për arritjen e objektivave të vëna në kuadër të procesit të negociatave dhe zhvillimit të takimit të dytë ndërqeveritar BE-Shqipëri”.

Duke u ndalur tek zhvillimet e reja gjeopolitike, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Kreu i Shtetit nënvizoi, se Shqipëria do të mbetet gjithmonë një partner shumë i besueshëm në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe do t’i bashkohet gjithmonë vendimeve e qendrimeve të BE-së në këto drejtime.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat specifike me të cilat po përballet ky rajon dhe vendet e tij, veçanërisht në kushtet e reja gjeopolitike.

Të fundit

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Lajme të tjera

Web TV