Ronaldo zbulon pse nuk pati raporte të mira me Oltën: Donte të më manipulonte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë gazetari dhe njëkohësisht ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka. Ai ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të njohur në vend dhe jo vetëm. Ronaldo ka treguar se pas daljes nga shtëpia është pritur mjaft mirë dhe ka treguar se e komplimentojnë shumë.

Çfarë mendimi ka Ronaldo Sharka për pjesën e rrugëtimit të tij kur në një moment të lojës u pozicionua tek ‘grupi’ i Oltës dhe më pas kaloi tek Luizi?

Marrëdhënia me Oltën ka nisur e tillë që në fillim unë e kam thënë, përplasje pafund kur ne kemi qenë në rulot hidhte kunja, shenja arrogance që ne i kërkonim ndihmë për diçka qoftë edhe për bashkëpunime emisionesh që bënim aty brenda ndërsa ajo thjesht thoshte: “Po, Po dilni ju nga gardhi”. Kur ajo e dinte shumë mirë që ne nuk dilnim dot nga gardhi. Brenda pastaj Olta më afrohet, ka qenë ajo që është afruar e para dhe kam dashur thjesht t’i jap një mundësi për ta njohur këtë personin sepse ndoshta nuk është vërtetë kështu siç bën, ndoshta është përtej rolit që mendoja se mund ta kishte zgjedhur por pastaj kuptova që Olta donte të më manipulonte, donte të më përdorte dhe thjesht të më kishte në skuadrën e saj dhe kulmi ishte kur unë i kërkova ndjesë për diçka dhe këtë ajo e mori dhe e përdori nëpër shtëpi dhe e kuptova që nuk kishim pikë rëndësie në marrëdhënien e njëri-tjetrit. Nuk është se u ktheva tek Luizi por kemi riformuluar edhe njëherë. 

Ronaldo Sharka u ndal gjithashtu edhe tek marrëdhënia dhe raporti që ka pasur gjithashtu edhe me Luizin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV