Largimi i shqiptarëve, eksperti i punësimit tregon ‘çelësin’: Frenimi i emigracionit..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kushtet e largimit të fuqisë punëtore nga vendi, eksperti për çështjet e punësimit Erald Pashai, sugjeron rritjen e pagës mesatare në 850 euro për të frenuar emigracionin, por që sipas ekonomisti Ardian Civici nuk ekzistojnë mundësitë për rritjen e tyre.

“Ne kemi bërë një studim dhe paga mesatare të jetë 1 milionë lekë të vjetra neto. Paga 1 milionë lekë të vjetra neto, ose 850 euro në muaj për individ dhe emigracioni do të frenohet, por nuk do të zerohet dhe prapë do të kemi vështirësi”.

Por për ekspertin Ardian Civici mundësitë e rritjes së pagave nuk ekzistojnë pasi varen nga tregu, konkurrenca e produktiviteti.

“Kontributi në përqindje i sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dominojnë shërbimet financiare ata me teknologji të lartë, sektorët industrialë, industria e makinave dhe kjo në Shqipëri dominohet nga bujqësia, shërbimet e vogla, fasonët. Duke e krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor ajo që na mungon janë sektorët me produktivitet të lartë e vlerë të shtuar të lartë, ku dominon kapitali, sesa fuqia punëtore. Thelbi i pagave diktohet nga tregu, konkurrenca e produktiviteti. Nuk zgjidhet me vullnet politik, apo të biznesit”.

Pashai thekson se pagat duhet të rriten çdo vit dhe jo vetëm indeksim i tyre.
“Kush nuk i përgjigjet tregut tregu të jep shuplakën e vet dhe ka shumë të tjerë që nuk e kanë ndjekur kërkesën e tregut. Industria fasone paguan 44 mijë lekë në muaj, janë shumë pak dhe ata nuk po gjejnë punonjës. Kemi mentalitet për punën kam punuar në të gjitha vendet rajonit të punësuarit kanë pasur kurajo të kërkojnë më shumë dhe të gjithë kolegët e mi paguheshin më shumë se unë. Pagat nuk rrite 40-50% po duhet ta fusim në kulturën tonë çdo vit nga 5-10%, jo vetëm sa inflacioni. Dhe nëse këtë e bën në mënyrë të përvitshme. Ne duhet të ndjekim kërkesë ofertën”.

Lexo edhe :  E përplasi me makinë 17-vjeçari me ‘Land Rover’, vdes në spital babai i 3 fëmijëve

Një tjetër disavantazh i madh për ekonominë tonë, sipas Pashait është edhe produktiviteti i ulët dhe qarkullimi i punonjësve brenda kompanive.
“Sot është disavantazh i madh kemi produktivet të ulët dhe kemi largime dhe kemi qarkullime brenda kompanive. Qarkullimi i punonjësve ka arritur edhe në 100% dhe kjo ka ndodhur në hotele. Nuk ke produktivitet, nuk ke cilësi shërbimi. Një pjesë e biznesmenëve i qëndrojnë besnik pagave që kanë. Lëvizja e stafit është indikator kokëfortë nëse brenda kompanisë të largohen 10-15% ka një gjë që nuk shkon dhe duhet të ndërhysh. Sot shqetësimi më i madh është forca e punës”.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV