“Njerëz dhe Fate”/ Ikona shqiptare e aktrimit zbulon detaje të reja: Sivjet besoj se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthimi i serialit hit shqiptar “Njerëz dhe Fate” është tashmë fakt i kryer. Pak kohë më parë aktori Arben Derhemi i cili luante rolin e Florit publikoi në rrjetet sociale një foto me Robert Ndrenikën, i cili luante rolin e babait të tij në serial, Durimi.

Që prej përfundimit të serialit, fansat e serialit kanë pritur që të rikthehet, me aktorët protagonistë që gjatë viteve e kanë pranuar se do donin po ashtu t’i riktheheshin roleve të tyre. Dhe më në fund dëshira u është plotësuar.

Së fundmi disa detaje ka ndarë edhe Alfred Trebicka, i cili kishte gjithashtu një nga rolet kyçe në “Njerëz dhe Fate”. Në premierën e filmit më të fundit ku ai është protagonist në Prishtinë, aktori nuk denjoi të prononcohet mbi këtë lajm që ka entuziazmuar fansat e telenovelës së parë shqiptare.

“Unë s’kam të drejtë të zbuloj gjë, por mund të them që po bëhen të gjitha përpjekjet dhe janë të gjitha shanset dhe mundësitë që të rikthehet këtë vit. Detaje më të imëta as unë nuk di.”- ka thënë ai për Telegraf.

“Di domethënë që po punohet shumë fortë për gjetjen e bashkëpunëtorëve, të të gjithë komponentëve, sepse një fjalë goje është që të rikthehet prapë, por do të kthehet në një standard tjetër. Dhe po them me këto veprat që kanë pasur një lloj suksesi në të shkuarën është pak siklet, sepse duhet të jetë më lartë se çka qenë. Unë kam besim që do të rikthehet sivjet”, ka thënë Trebicka. Aktori që luante rolin e dajës në familjen e sfiduar nga problemet e kohës, më tutje ka thënë se e ndjen nostalgjinë e personazhit që portretizonte në serial, të quajtur Betim.

Të fundit

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Lajme të tjera

Web TV