Vëllezërit ishin artistë të Ansamblit/ Çfarë e shtyu 80-vjeçarin drejt krimit të dyfishtë

Një krim i rëndë në familje, tronditi Gramshin pasditen e sotme ku Xhevit Sinani, 80-vjeç, vrau gruan dhe vëllanë e tij me sëpatë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tërvol të Gramshit. Fillimisht ai qëlloi të shoqen, Zegjine Sinani në banesën e tij dhe më pas ndoqi të vëllanë, Shaqir Sinani dhe e masakroi në vreshtat e rushit.

Për krimin e dyfishtë, Xhevit Sinani lajmëroi fëmijët e tij dhe më pas u arratis nga vendi i krimit. Por, pak minuta më vonë, u arrestua nga policia.

Fqinjët të familjes Sinani kanë folur për mediat, duke treguar se në zonë njiheshin si familje e qetë dhe pa probleme.

Viktima, vëllai i autorit ishte artist pasi ka qenë pjesë e Ansamblit të Gramshit.

Fqinjët Sabri dhe Vera Kurti tregojnë për EuroNeës se janë tronditur kur mësuan ngjarjen.