Sherr mes dy grupesh në Fier, forca të shumta policie rrethojnë zonën

Forca të shumta policie janë parë pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Një konflikt banal mes dy grupesh ka terrorizuar banorët e Fierit pasditen e sotme.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kapuç, një kaçavidë dhe një çekiç.

Policia ka shoqëruar në komisariat një person që dyshohet të ketë dijeni mbi ngjarjen e ndodhur.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.