Situata me COVID-19/ MSH bën bilancin: 9 raste të reja dhe asnjë humbje jete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin nga COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet për 9 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë., ndërsa janë shëruar 13 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 395 testime, 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë:

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Dibër, Selenicë, Gjirokastër.

Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Janar 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395

Testime totale 2,030,016
Raste pozitive 333,219
Raste të shëruara 329,495
Raste Aktive 128
Humbje jete 3,596

Lexo edhe :  Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100
Vlorë 12
Fier 9
Durrës. 2
Lezhë. 1
Berat. 1
Shkodër 1
Dibër. 1
Gjirokastër. 1

 

Të fundit

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

Lajme të tjera

Web TV