”Nuk hyjmë në luftë me Rusinë”, Scholz i refuzon Kievit avionët ushtarakë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tanke po, avionë luftarakë jo: Berlini nuk dëshiron ta sfidojë fatin dhe pavarësisht gatishmërisë për të ndihmuar Ukrainën me armatime në mesin e agresionit brutal rus, kërkon ta shmangë nga ana tjetër konfrontimin e vet me Moskën.

Duhet bërë gjithçka që të pengohet një luftës mes ANTO-s e Rusisë, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz, duke theksuar se megjithëse e ndihmon Ukrainën me armë, lufta në fund, mbetet mes saj dhe Moskës.

“Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës. Një gjë e tillë nuk e ndryshon aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë. Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos përshkallëzohet situata deri në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.”- tha Scholz

Nuk ka logjikë të diskutohet sipas tij se kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh. Një gjë e tillë nuk duket serioze, dhe trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në vendimet shtetërore, theksoi ai, duke i mëshuar nga ana tjetër idesë se fundi i kësaj lufte do të varet nga Putini dhe vendimi i tij për të tërhequr trupat nga Ukraina.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV