Dani Alves pas hekurave për përdhunim, modelja i kërkon divorcin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telashet për ish-futbollistin brazilian Dani Alves, duket se nuk kanë fund. Prej disa ditësh ai ndodhet në burg, pasi akuzohet për sulm seksual. Pas kësaj akuze, gruaja e brazilianit, modelja dhe njëkohësisht biznesmenia Joana Sanz, ka kërkuar t’i japë fund marrëdhënies me Alves, duke i kërkuar divorcin këtij të fundit.

Kërkesën për divorc ajo e bëri përmes avokatëve të saj sepse siç raportojnë mediet e huaja, ajo ka hequr dorë nga takimet me ish-mbrojtësin e Barcelonës në burg.

Së fundmi 30-vjeçarja ka fshirë të gjitha fotot me Alvez, një veprim ky që tregon qartë se marrëdhënia mes dyshes është drejt fundit. Kjo situatë vjen në një moment shumë të vështirë për Sanz, e cila pak më shumë se një javë më parë humbi nënën e saj pas një beteje me kancerin. Siç tha edhe vetë ajo ka humbur “dy shtyllat e jetës së saj”.

Bukuroshja e lindur në Tenerife, u martua me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Alves në vitin 2017.

Kujtojmë se një 23-vjeçare pretendoi se ajo u sulmua nga Alves në qytetin Sutton më 30 dhjetor, duke çuar në arrestimin e tij më 20 janar. Gjykata vendosi që Alves të mbahej në paraburgim dhe që atëhere ai po qëndron në një burg jashtë qytetit.

Të fundit

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Lajme të tjera

Web TV