Motra shtatzënë vdiq në aksident, vëllai 23-vjeçares shqiptare përlot me detajet: Burri..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëllai i Adriana Sylmetajt, 23-vjeçares e cila ndërroi j etë nga një aksi dent tr agjik dy ditë më parë në New York, pasi bashkëshorti i saj po drejtonte makinë në gjendje të dehur, ka treguar për mediat e huaja, se ajo mezi po pr iste që të bëhej nënë.

‘Ajo ishte e emocionuar kur mësoi se do bëhej nënë. Ishte diçka e re. Mezi priste të lindte fëmijën’, tha vëllai i saj Al Sylmetaj për Daily News.

‘Po mendonin për emrat, por nuk kishin vendosur ende. Po ashtu po mendonin të bënin një festë për pritjen e ëmbël të fëmijës’, shtoi ai.

Vëllai i 23-vjeçares është shprehur se që në fillim nuk ka pasur besim te i dashuri i motrës, pasi kohët kishte filluar që të pinte shpesh, si pa sojë edhe e dhim bjes pasi kishte humbur babanë.

‘E kisha këtë ndje një që rezultati do të ishte në këtë mënyrë. Gjithmonë kur e prezantonte veten dukej sikur ishte nën ndikimin e alko olit, jo për faktin që dukej i pakontrollueshëm, por nga mënyra si fliste. Gjithmonë pyeste nëse do të shkoja të pija diçka me të. Sapo kalova ditëlindjen dhe ai më ftoi që të pija me të, por nuk pranova’, u shpreh vëllai.

Sylmetaj punonte si teknike veterinere, por së fundmi kishte marrë lejen e lindjes.

‘Ishte perfekte. Nuk mund të thuash gjë tjetër. Është mënyra më e keqe që ajo të vd iste. Nuk e meritonte as ajo dhe as fëmija. Nuk mund të them asgjë që mund ta rregullojë apo ndryshojë çfarë ka ndodhur’, u shpreh një mikeshë e saj.

Al Sylmetaj tha se motra ua kishte prezantuar të dashurin të afërmve dy vite më parë.

“E donte jetën, ishte gjithmonë e lumtur. E gjithë familja po priste fëmijën. Dy fëmijët e mi, kam një 5 vjeç dhe tjetrin 6 vjeç dhe një tjetrën që do të vinte vërdallë, kjo ishte ajo që po prisnin të gjithë”, tha ai.

Lexo edhe :  Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Vëllai tregoi se tashmë po përpiqen të kuptojnë dinamikën e aks identit.

“Është e vështirë. Nuk mund ta besoj”, tha ai.

Sipas tij, i dashuri i motrës nuk ishte aq entuziast që do të bëhej baba.

“Nuk mendoj se ishte gati për të pasur fëmijë. Nuk ishte përgatitur për këtë gjë. Nuk do të bëhesh baba s’mund të shkosh t’i japësh mjetit i d ehur. Duhet të mendosh pak”, tha ai.

Më tej, Al është shprehur se të gjithë familjarët kanë vënë re diçka për Nikeziç. Sipas tij ai te ntonte t’i man ipulonte ose t’i bënte ta pëlqenin.

“Kur ajo më thoshte se ishte e lumtur, se e donte, e besova fjalën e saj (motrës) dhe e pranova. E pyesja shpesh nëse ishte në rregull çdo gjë. Ndoshta nuk ishte diçka reciproke. Dukej sikur ajo e donte më shumë”, tha ai.

Të fundit

Arrihet marrëveshja e emigracionit në Gjermani, zgjerohet lista e vendeve të sigurta

Emigracioni ishte tema dominuese gjatë fushatës elektorale në Gjermani, e ajo u reflektua fort edhe në marrëveshjen e koalicionit...

Aty ku nisi gjithçka, Etrit Berisha zyrtarizohet tek klubi suedez

Etrit Berisha është lojtari më i ri i Hacken në Suedi. Zgjedhje befasuese për 36-vjeçarin, i cili ishte pa ekip që nga vera e...

Zbulohet data, ja kur do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE. Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor sot...

Muse-X çel siparin në Tiranë: Muzikë, kulturë dhe bashkëpunim rajonal

Nga Etleva Xhajanka   TIRANË, 11 prill /ATSH/ MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në...

Vendimi/ Ja kur do të mbahet konferenca e 4-rt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg

Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE. Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor...

Lajme të tjera

Web TV