Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht se ka transferuar mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez nga Benfica.
Për klubin londinez ky është transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier League, rekord ky që mbahej nga Jack Grealish i Manchester Cityt (nga Aston Villa për 117 milionë euro).
Chelsea ka paguar 121 milionë euro për afrimin e fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën, në një kontratë deri në vitin 2031.
Blutë do ta paguajnë këtë shifër në gjashtë këste, i pari do të jetë 45 milionë euro, ndërsa të tjerët mbi 15 milionë euro.
Afro 40 milionë euro kanë shkuar në llogarinë e River Plates që kishte në klauzlolë të përshirë në shitjen e radhës së lojtarit, e pjesa tjetër shkon te Benfica.
Enzo do të jetë pjesa kyçe e projektit të Chelsea, derisa Blutë kanë realizuar vetëm në këtë merkato tetë transferime – përfshirë argjentinasin.
Coming soon. 🇦🇷🏆 pic.twitter.com/z5uaH5DB44
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 1, 2023