Eriksen i lënduar, Manchester United zyrtarizon transferimin e mesfushorit austriak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Christian Eriksen u dëmtua në ndeshjen e FA Cup përballë Reading, takim të cilin Manchester United e fitoi 3-1. Mesfushori danez pritet të qëndrojë larg fushave deri në muajin prill si pasojë e problemeve në kyçin e këmbës.

Dëmtimi i tij ndikoi që “Djajtë e Kuq” të hidheshin në merkato për të gjetur zëvendësuesin dhe në orët e fundit ia dolën të siguronin shërbimet e Marcel Sabitzer nga Bayern Munchen.

28-vjeçari austriak është huazuar në “Old Trafford” deri në fund të sezonit. Në akordin e United me Bayern Munchen nuk është vendosur asnjë opsion blerjeje nga klubi anglez.

Sabitzer luan në qendër të mesfushës, por mund të bëjë edhe rolin e sulmuesit të djathtë dhe atë të mesfushorit ofensiv. 15 milionë euro pagoi Bayerni për ta marrë nga Leipzigu në verën e vitit 2021, por lojtari austriak nuk ia doli kurrë të kthehej në një titullar fiks te bavarezët.

Tani do të provojë aventurën angleze te skuadra e Erik ten Hag, i cili përveç Eriksen ka të dëmtuar edhe dy mesfushorët e tjerë: Donny Van de Beek (ka mbyllur sezonin) dhe Scot McTominay, i cili do të qëndrojë disa javë jashtë.

“Ndonjëherë në jetë duhet të marrësh vendime të shpejta dhe të rëndësishme. Që në momentin që dëgjova për këtë mundësi e kuptova se ishte e duhura për mua.

Unë jam një lojtar konkurrues, dua të fitoj dhe ta ndihmoj klubin të realizojë objektivat. E ndjej se jam në kulmin tim si lojtar dhe se mund t’i dhuroj skuadrës përvojën dhe energjinë time”, u shpreh Sabitzer.

Të fundit

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të...

Veliaj publikon projektin e ri te “Nënë Tereza”: Një oaz i gjelbër kushtuar librit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë...

Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë muajit prill, 6% më shumë se një vit më parë

Muaji prill ka nisur me një trend pozitiv, sa i takon sektorit të turizmit dhe lëvizjeve të shtetasve ndërkufitare në Shqipëri. Të dhënat zyrtare...

Proteina “magjike” që zgjat jetëgjatësinë dhe ngadalëson procesin e plakjes

Prej kohësh, shkencëtarët kanë qenë në kërkim të “burimit të rinisë”, i cili mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më mirë...

E papritur! Albin Kurti shkarkon nga detyra zv. ministrin Arbër Vokrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen...

Lajme të tjera

Web TV