Ishte në arrest shtëpie për vrasjen e një karabinieri, arratiset vrasësi i ‘Ndrangheta-s!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasësi i Ndranghetës, Massimiliano Sestito është arratisur nga shtëpia, ku ishte në arrest shtëpie. Mësohet se 52-vjeçari tashmë i dënuar me 30 vite për vrasjen e policit Renato Lio, i vrarë më 20 gusht 1991 gjatë një postblloku në Soverato, ishte në pritje të një dënimi nga Gjykata e Lartë për një tjetër vrasje, atë të bosit Vincenzo Femia, një eksponent kryesor në skenën kriminale të kryeqytetit.

Mbrëmjen e së hënës karabinierët kanë bërë një kontroll, ku zbuluan se 52-vjeçari nuk ishte në shtëpi. Sestito dyshohet se theu byzylykun elektronik për të shpëtuar.

I dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë, ai u shpall i pafajshëm në vitin 2019 nga Gjykata e Apelit të Romës. Ai ishte liruar nga burgu në Terni dhe iu nënshtrua arrestit shtëpiak nga 12 janari në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë të caktuar për 3 shkurt. Sestito, është konsideruar si i lidhur me bandën “Iozzo-Procopio-Chiefari” nga Catanzaro, teksa kjo nuk është hera e parë që i është arratisur autoriteteve.

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV