Nedim Bajrami prezantohet tek Sassuolo, trajneri gati të ndryshojë skemën për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nedim Bajrami është futbollisti më i ri i Sassuolo. Mesfushori shqiptar është transferuar orët e fundit të merkatos së janarit në klubin emilian për shumën e 6 milionë euro.

Bajrami do të zëvendësojë te Sassuolo futbollistin Ahmed Traore, i cili është transferuar te Burnemuth në Angli për 30 milionë euro. Bajrami është një dëshirë e vjetër e trajnerit Dionis, pasi edhe në merkaton e verës e kishte kërkuar transferimin e tij.

Gjërat ndryshuan kur Nedim Bajrami humbi vendin e titullarit te Empoli. Në këtë pikë, shqiptari insistoi të ndryshonte ambjent dhe Sassuolo duket skuadra e duhur për tu rinisur.

Një lajm i mirë edhe për teknikun e kombëtares kuqezi Sylvinho, që mund të rigjejë një lojtar në formë e me minuta në mars. Megjithatë, kjo mbetet për tu parë.

Si do të ndryshojë Sassuolo me ardhjen e Bajramit?

Dionisi do të konfirmojë rreshtimin 4-3-3, me Bajramin gati për të marrë rolin e mesfushorit të majtë. Nuk përjashtohet që, nëse është e nevojshme, trajneri i Sassuolos të guxojë me shqiptarin në rolin e sulmuesit të krahut.

Fantazist, në rast të një kalimi të skemës në 4-2-3-1, është shumë më e imagjinueshme.

Dionisi sheh te Nedim Bajrami disponibilitet taktik, cilësi dhe një lojtar asist. Bajrami mund të ketë një ndikim total në realitetin emilian, duke dhënë gjithcka nga vetja në këtë fazë të dytë të kampionatit italian.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV