Paris Saint-Germain rikthehet tek fitorja në kampionat duke mposht me lehtësi Montpellier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG ka arritur të triumfojë lehtësisht ndaj Montpellier, me rezultatin 1 me 3, e cila foli në të gjitha momentet për “parizienët’.

Një pjesë e parë plot tension, me PSG që arriti të fitonte një 11-metërsh, që në minutën e 7’-të e cila u humb nga Mbappe. Mirëpo, arbitri vendosi që kjo penallti të përsëritej dhe sërish nga pika e bardhë e penalltisë Mbappe gabon duke shokuar futbolldashësit. Ndërkaq, një goli i anulluar nga sistemi VAR në minutën e 35’-të shokoi gjithashtu “parizienët” që prisnin epërsinë.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me një gol të anulluar të Achraf Hakimi në minutën e 52’-të, por vetëm 3 minuta më vonë, Fabian Ruiz përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe gjen rrugën e rrjetës për të tijët. Goli i dytë do të vinte po nga këmbët e Ruiz, i cili këtë herë shërben për Leo Messin brenda në zonë, me këtë të fundit që çon lehtësisht topin prapa shpatullave të Lecomte.

Për golin e nderit mendoi Nordin në minutën  89’-të nga Nordin, ndërsa “parizienët” u përgjigjën vetëm 3 minuta më pas, me 16-vjeçarin, Zaire-Emery, i cili shënoi golin e parë me fanellën e PSG, në një ndeshje zyrtare.

Me këtë fitore, PSG arrin në kuotën e 51 pikëve, 5 më shumë se rivalët e Marseille të vendit të dytë, që deri më tani kanë grumbulluar vetëm 46 pikë.

Të fundit

Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

Marrja e mjaftueshme e proteinave është e rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, ndjenjën e ngopjes dhe energjinë gjatë...

Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje

Nga Ylli Manjani I hodha një sy sistemit të pagave të nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me hartë ndërtimesh pa...

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

Paralajmërimi nga Tulsi Gabbard, drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, nuk mund të kishte qenë më i rëndë: “Luftënxitësit e elitës politike” e kanë sjellë botën...

Temperatura deri në 34 gradë! Qytetet që do të ‘përvëlohen’ këtë fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. “Pothuajse në të gjithë territorin shqiptar do të jetë nën...

Historia e parfumit, nga aromat primitive të egjiptianëve tek esencat nga francezët

Kur në ndjejmë një aromë parfumi, menjëherë në mënyrë jo koshiente, lidhemi me një copëz të kujtimeve tona. Nuhatja e parfumit provokon ndjenja dhe...

Lajme të tjera

Web TV