Rama: Ja pse e takova McGonogal, FBI nuk më ka pyetur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për Grida Dumën në emisionin “Top Story”, Rama ka treguar për takimet me ish-zyrtarin e lartë të FBI Charls McGonigal, i arrestuar dhe proceduar në SHBA për lidhje me oligarkë rusë dhe korrupsion. Rama është shprehur se ndaj tij drejtësia amerikane nuk ka asnjë çështje dhe se pavarësisht se këtu në Shqipëri po konsderohet si “skandal”, ai nuk është pyetur nga FBI për takimet me ish-agjentin e lartë.

Edhe pse nuk ishte dje i pranishëm për interpelancë, kryeministri ka shpjeguar njohjen dhe marrëdhënien e tij me ish agjendtin e FBI-së në emisionin “Top Story” të Grida Dumës. Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e djeshme se ish-drejtori i FBI-së i arrestuar në Amerikë, ka shkuar në zyrën e tij për takim me kërkesë të vetë Charles McGonigal. Për herë të parë, Rama ka treguar se FBI nuk e ka pyetur e as ka kërkuar shpjegime. “Ish-zyrtarin e lartë të FBI unë e kam takuar me kërkesën e tij. Ai ka ardhur në zyrë, kemi pasur një bisedë miqësore. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse, për rajonin.Takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, dhe jam takuar krejt miqësisht pa axhenmdë, ose jam takuar në SHBA në asamblenë e OKB”, u shpreh Rama. Në një lidhje direkte me emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma, Edi Rama tregoi se shqiptaro-amerikani Agron Neza ka qenë bashkë me McGonigal në takim në Kryeministri, por ky i fundit e ka prezantuar atë si “një mik të tijin”.

Pse keni heshtur? Nuk jeni paraqitur në interpelancë, heshtni si strategji?

Në fakt unë nuk kam heshtur kam thënë çfarë mund të them unë në kushtet kur nuk ka asgjë që lidhet drejtpërdrejtë me mua e qeverinë apo këdo zyrtarë shqiptarë. Çështja ka marrë bujë por jo për shkak të aspëktit të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për akuzën që ai lidhte me një oligark të njohur rus. Së pari unë dua të përsëris se nuk kam shumë çfarë të them në këtë bisedë, por duke qenë se sot refuzova dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme jo për çështje konkrete por në tërësi të jem në sallë të kuvendit apo të përfshihem me një opozitë që është në një nivel etik të frikshëm dhe që më ka tërhequr edhe mua në atë nivel por ja vlen me qetësi dhe faleminderit për mundësinë të shpjegoj gjëra që mund ti shpjegoj. Atë e kam takuar me kërkesë të tij, e kam pritur në zyrë kemi pasur bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm, më ka treguar se puna e tij ka në fokus influencën ruse, kemi folur për rajonin dhe influencën ruse dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu ose pranisë time Në SHBA dhe më ka ftuar në zyrat e FBI-së në Neë York. Nuk shof asgjë të jashtëzakonshme përveç një marrëdhënie normale, skam pasur asnjë detyrim të lajmëroj ambasadën amerikane se është pjesë e detyrës time.

Ju thoni që ju ka tërhequr opozita në një etikë të papëlqyeshme dhe ajo opozitë thotë që ju lidheni me një lobim të këtij zyrtari. Është brenda protokollit shtetëror të takohen dy individë me interesa biznesi me një zyrtar të FBI-së dhe kryetarin e një vendi?

Së pari që t’i kthehem qëllimit të shtjellimit tuaj, opozita thotë këto dhe të tjera por problemi është se i thotë opozita dhe jo drejtësia amerikane.

Nëse do i thoshte vetëm opozita unë nuk do jua thoja…

Mediat ndërkombëtare nuk thonë asgjë të tillë, nuk implikojnë qeverinë apo mua dhe s’kanë pse e bëjnë kur aktakuza nuk e ka një gjë të tillë. Unë ju siguroj që nuk ka asnjë rresht për këtë e as nuk jemi pyetur as nuk na është kërkuar të japim shpjegim. Rasti i ish-zyrtarit të FBI-së ka të bëje konkretisht se si ai i ka zbatuar rregullat e kodet etike të FBI-së me ligjet e vendit të vet. Ju thatë që a është etike ta takoj me dy biznesmenë? Kjo nuk ka ndodhur nuk e kam takuar me asnjë lloj biznesmeni, ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan që ma ka prezantuar si mikun e tij dhe i kam thënë bujrum.

A ka përfituar tender nga qeveria ky qytetar?

Unë nuk flas për marrëdhënien që kam pasur unë me zyrtarin e lartë të FBI-së dhe nuk jam njeriu që duhet të pyetet a ka përfituar gjë, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë. Më 25 janar u bë e ditur se në Neë York është arrestuar ish-shefi i kundërzbulimit të FBI me akuza të rënda se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe se ka marrë ryshfet nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar. Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Lexo edhe :  Polit i tretë, marrëveshje LZHK-Djathtas 1912

Oligarku shfaqet bashkë me kompaninë te Shushica, fonde, investitor strategjik në Divjakë etj. Ju nuk keni ditur që ka qenë një oligark rus, nuk keni ditur që Agron Neza është biznesmen, që Duçka që fiton nga tenderimet shqiptare. Këta nuk kanë fituar?

Nga cili tenderim ka fituar Duçka, unë skam dijeni por ju duhet të më provoni të kundërtën. Në rastin e personit tjetër, ai ka ardhur këtu me ish zyrtarin e lartë të FBI, skam pasur njohje më parë. Në aktakuzë flitet për një borxh të marrë mes të dyve dhe asgjë tjetër nga ato që thuhen këtu prej ditësh. Kjo është mbarsja e një mali të madh do të pjellë një bisht miu.

Në atë që Zëri i Amerikës thotë, që nuk dihet pse kryeministri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI në prani të personave privatë, në faktin që këta individë, zoti Nezaj thuhet se informacionet për partinë tjetër i ka marrë në zyrën tuaj.

Unë nuk komentoj komentatorët, Zëri i Amerikës është komentar, në aktakuzë nuk thuhet asgjë e tillë. Është interesant si pikturohet kjo panoramë gënjeshtrash. Duke aluduar se ajo ç’ka ka ndodhur me hetimin dhe skandalin e marrjes së parave ruse për të rrëzuar qeverinë këtu është një sajesë që lidhet me takimin tim me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. Së pari, unë atë skandal e kam marrë vesh në publikimin e BIRN. Edhe në aktakuzë nëse e shihni, datat e përmendjes së këtij fakti janë në atë periudhë kur këtu në Shqipëri bëhej nami në media për atë skandal. Po e them troç dhe copë, nuk kam pasur asnjë lloj dokumenti më shumë dhe ne këtu nuk kemi pasur ndonjë gjë tjetër se që ka zbuluar BIRN. Po ta kishim do t’ja jepja zyrtarit të lartë të FBI-së, apo nëse do më thoshin kjo nuk është për mua, do thoja për kë është kjo dhe ku duhet ta çoj. Bëhet fjalë për influencë ruse përmes PD për të rrëzuar qeverinë. Nuk e kam bërë se nuk kam pasur asnjë informacion më shumë sesa kanë dalë nëpër media

Pra ajo që thuhet në aktakuzë, nuk ka lidhje me çështjen Muzin dhe me atë që opozita ju thotë juve që nongrata është financuar nga ju?

Nuk ka lidhje me mua apo me qeverinë që un drejtoj, se kush ka lobuar, kjo nuk është çështja ime ta trajtoj dhe ta adresoj.  Asnjë herë nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë në këtë proces zotërisë në fjalë se nuk kam pasur, po ta kisha do e bëja.

Ju thatë që s’është diskutuar kurrë me zyrtarin e FBi dhe prezencë të këtyre personave për çështje biznesi, ndërkohë në aktakuzë thuhet që ju ka thënë kujdes me dhënë koncesione me biznese ruse se është e rrezikshme.

Kemi folur për influencën ruse, por nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë.

Si ndiheni që një rrjet merimange ju shfaq në aktakuzë të përmendur 14 herë?

Rama: Unë kam takuar presidentin Trump të cilit FBI i hyri në shtëpi para ca kohësh, edhe Biden dhe kjo është një punë e drejtësisë amerikane. Unë zyrtarin e lartë të FBI, edhe nëse me vjen me një emër tjetër do e takoj prap, nëse më krijohen kushtet të pi kafe dhe ha darkë me të, do e bëj prap. Së çfarë bën ai me jetën e tij nuk është puna ime

Nëse iu është kthyer në kosto sot, e quani mik?

Aktakuza nuk thotë asgjë lidhur me ndonjë implikim tim jo e jo, por korruptiv. Asnjë lloj korrupsioni të askujt, as për atë vet. Fler për mos deklarim e mashtrim. Nuk kam asnjë lloj arsye, un ndihem keq në çfarë katandie është opozita. Deri ku shkon paturpësia për të marrë zvarrë elektroratin.

Nëse s’do kishte qenë kaq hiç, duhet tju kishe dhënë përgjigje…

Ata nuk meritojnë përgjigjen time. Kam rënë shpesh herë ne nivelin e tyre dhe jam bërë kontirbutor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve nga debatin politik. Ata nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe unë nuk kam më gjë për ta.

Të fundit

Tjetër lajm i mirë për pensionistët, njihen për pension vitet e punës para ’94-ës’

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave projektligji për njohjen...

Si të mbyllni 2024-ën, dhe të filloni 2025-ën fuqishëm

Përpara se të ktheni vëmendjen tuaj tek e ardhmja dhe të vendosni objektivat e Vitit të Ri, merrni një moment për të reflektuar për...

“Pak orë para hapjes”, Rama publikon pamjet nga punimet e fundit në kantierin e Unazës

Kryeministri Edi Rama publikon pamjet nga punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe. “Mirëmëngjes dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës...

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ka treguar qytetet kryesore të Shqipërisë ku pëlqehen më shumë Berisha dhe Rama. I ftuar në “Review” në Euronews Albania,...

15 mesazhe të veçanta për t’u uruar njerëzve të dashur Vitin e Ri

Viti i Ri po afron dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga...

Lajme të tjera

Web TV