Dumani në KLP bën bilancin:DEA e FBI janë atashuar pranë SPAK, ja sa mln kemi sekuestruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  (GJKKO) Altin Dumani është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Shkak mësohet se është paraqitja para anëtarëve të KLP-së me punën e bërë nga SPAK-u përgjatë një viti.
Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se agjencitë prestigjioze amerikane DEA dhe FBI tashmë janë atashuar pranë SPAK-ut.

“SPAK ka marrë pjesë në disa operacione ndërkombëtare të rëndësishme.

Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara përllogaritet në vlerën e 41 milionë euro.

Gjatë 2021-2023 janë regjistruar 211 procedime penale për korrupsionin, 81 për krimin e organizuar dhe 13 procedime penale për terrorizmin”, u shpreh ndër të tjera Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani teksa raporton para KLP, për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, në 2023, shoqërohet nga prokurorët Adnan Xholi e Klodian Braho dhe shefja e BKH-së, Aida Hajnaj./O.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV