Viti 2023, viti i studentëve, Veliaj: Do të transformojë rrënjësisht jetesën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Viti 2023 do të jetë viti i studentëve për Tiranën”, – kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inspektoi punimet për ndërtimin e tre godinave të reja studentore në Qytetin Studenti.

Ai tha se ky është kantieri i fundit që do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në kryeqytet.

“Viti 2023, përveçse është viti i Qytetit Europian të Sportit, do të njihet edhe si viti i studentëve për Tiranën dhe investimet e bëra. Investimet nisën vjet, kur mbaroi struktura pritëse në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Kodër-Kamzë. Aty kemi ndërtuar tetë godina fantastike, të projektuara nga arkitekti Vinny Mass, dhe të përfunduara nga Bashkia e Tiranës, me grantin e qeverisë për të rikuperuar pasojat e tërmetit. Te Fakulteti i Inxhinierisë mbaruam godinat, bashkë me kolegët gjermanë dhe KFW-në. Po ashtu, mbaruam investimin tonë te Fakulteti i Mjekësisë. Kemi zgjidhur tre nga katër vatrat e akomodimit të studentëve, ndaj ky është viti kur plotësojmë edhe “Qytetin Studenti”. Këtu kemi tre godina të reja 7-katëshe, me ashensorë, me super dhoma, me të gjitha kushtet. Ndërsa kanë dalë tashmë fituesit e pesë godinave të reja, që do të bëhen me fondin e KFË-së,” u shpreh Veliaj.

Ai zbuloi planin e Bashkisë së Tiranës për ta kthyer “Qytetin Studenti” në një kampus universitar dinjitoz.

“Dikur ‘Qyteti Studenti’ konsiderohej si periferi e Tiranës, por sot është përqafuar nga urbanizimi. Ka ardhur nevoja që autobusët të kenë hapësirën e tyre, prandaj gjatë shkurtit do të transferohen në Lundër, në Terminalin Lindor. Lajmi i shkëlqyer është se ‘Qyteti Studenti’, duke qenë se ka terrene të lira, nuk do të jetë vetëm një mjedis konviktesh, por do marrë jetë si çdo kampus tjetër universitar në botë, ku edhe fakultetet, edhe hapësirat pritëse, janë bashkë në të njëjtën hapësirë. Shumë shpejt do të prezantojmë konceptet e reja për Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Ekonomik, Shkencat Sociale, pra godinat e reja që do të vendosen këtu,” tha Veliaj.

Lexo edhe :  Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

“Për sa kohë që studentët nuk ka nevojë të futen në trafikun e Tiranës, por do të dalin nga konvikti për të shkuar në fakultet, besoj se do të jetë vërtet një formulë fituese për Tiranën dhe për studentët që vijnë dhe bëhen pjesë e stofit të qytetit. Sa më mirë t’i presim ata në Tiranë, aq më qytetarë dinjitozë do të jemi për Tiranën që duam”, tha Veliaj.

Të fundit

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të...

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi. Mësohet se kjo...

Më shpejt nga sa mendoni! Egli rikthehet me një këngë të re

Egli Tako do të vijë me një këngë të re! Ish-banorja e “BBVA 4”, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se do të...

80-vjetori i Teatrit kombëtar, mes sfidave e premtimeve për statusin e artistit

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri, është kujtuar në Arturbina, duke rivënë në skenë shfaqjen e parë që shënoi themelimin, “Topazin” e...

Policia ‘çliron’ korsitë e biçikletave/ Largon makinat e parkuara gabim, gjoba shkelësve

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Policia ka spostuar me mjet ngritës, 10...

Lajme të tjera

Web TV