Shqiptari bëhet hero në Greqi/ Futet mes flakëve dhe shpëton foshnjën 1 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22 vjeçar shqiptar është berw lajmi i parë në mediat greke ditën e sotme për shkak të aktit të tij të jashtëzakonshëm heroik. Ai ka shpëtuar një fëmijë teksa kishte mbetur vetëm brenda shtëpisë së tij të mbuluar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur orët e para të pasdites dje në qendër të Lamisë në Greqi, kur ka rënë zjarri në një gjysmëbodrum, ku ishin  një familje rome, konkretisht një grua 57-vjeçare me tre nipërit e saj, 6, 5 dhe 1 vjeç e gjysmë 5 vjeç, pasi prindërit mungonin

Ishte pak para orës katër pasdite të së shtunës kur Dionisi, një 22-vjeçar, ishte duke u kthyer për në shtëpi dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo ka mbërritur në vendngjarje ka parë shumë tym dhe dhoma e një shtëpie ishte në flakë. Jashtë ishte gjyshja me dy fëmijët më të mëdhenj dhe fqinjët që thërrisnin për ndihmë dhe ishin në panik.

Më pas 22-vjeçari dëgjoi njërin prej vëllezërve duke qarë se foshnja ishte brenda në shtëpi. Dionisi, pa u menduar, hoqi xhaketën dhe nxitoi në dhomën që digjej.

“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës në nivel rruge. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte në flakë. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta…” , tha 22-vjeçari Dionis Abdiai, me origjinë shqiptare, që ka lindur dhe rritur në Lamia, ku jeton dhe punon.

Lexo edhe :  Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Siç thanë fqinjët e tjerë, fëmija u shpëtua literalisht në momentin e fundit pasi flakët kishin arritur tek ai dhe siç mund ta shihni në foto dhoma është shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e Lamisë me dy automjete dhe pesë zjarrfikës të cilët kanë shuar zjarrin para se të përhapet në banesat e tjera.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV