Java më e ftohtë e vitit! Meteorologët zbulojnë kur mbarojnë ditët e acarta të dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri të enjten na presin ditë të acarta.

Temperaturat do të shkojnë deri në -11 Gradë, ndërsa meteorologët thonë se kjo javë e dytë e shkurtit është më e ftohta e gjithë vitit.

Kjo javë e dytë e shkurtit që ka nisur parashikohet të jetë më e ftohta e vitit.

“Java më e ftohtë e sezonit dhe gjithë vitit.Dy javët e tjera presim që temperaturat të ngrihen dhe të jenë në vlera normale sa i përket muajit të shkurtit.”

Shqipëria, nga veriu në jug tashmë është përfshirë nga një masë e ftohtë siberiane me temperatura që shkojë deri në -11 Gradë Celcius.

“Dita më e ftohtë konsiderohet dita e hënë. Temperaturat e regjistruara sot në mëngjes ishin më të ulëtat. Edhe dita e nesërme pritet të ketë temperatura pothuajse në këto nivele.”

Për shkak të uljes se temperaturave, shqetësime përgjatë ditëve të ardhshme pritet të shkaktojnë ngricat.

“Kryesisht në akset rrugore të zonave malore, por nuk mbeten pas edhe qendrat e banuara, zonat urbane.”

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se reshjet e dëborës do të ndërpriten.

“Nesër presim të kemi reshje të dobëta dëbore në pjesën e verilindjes dhe më pak ose shumë lokale në pjesën e juglindjes. Ndërpriten reshjet dhe temperaturat janë nën zero gradë Celcius.”

Ditët e acarta pritet të marrin fund pas të enjtes, ku do të ketë një rritje graduale të temperaturave në të gjithë vendin.

Java më e ftohtë e vitit! Meteorologët: Ditët e acarit

Të fundit

Prindërimi Danez: Një model ekuilibri dhe lumturie

Danimarka është konsideruar shpesh si një nga shtetet me nivelin më të lartë të lumturisë dhe kjo lumturi reflektohet...

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen menjëherë banorët

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme. Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë...

Asist dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në ndeshjen kundër Empolit

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Lazios kundër Empolit, në një duel të rëndësishëm për garën në Ligën e Kampionëve...

“Me 11 maj të votojmë ndryshimin”/Berisha nga Hasi: Të ndalojmë shkretimin e trojeve tona

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Hasit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalimit të tij...

Tom Doshi miting në Dibër: Marrim një mandat, kemi program për të gjitha shtresat

Nga Dibra, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kreu i PSD-së, Tom Doshi, tha se socialdemokratët, në këto zgjedhje, do të marrin mandatin e...

Lajme të tjera

Web TV