Revolucion tek United nga Ten Hag, ja gjashtë lojtarët që priten të largohen në verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United mund të largojë 6 lojtarë këtë verë pasi trajneri Ten Hag planifikoni një revolucion në skuadër.

Holandezi ka bërë mrekullinë me skuadrën e tij pasi rezultatet pozitive nuk kanë të ndalur. Sipas “Mirror”, trajneri holandez planifikon një eksod masiv në fund të sezonit. Harry Maguire mund të jetë i pari që do të dalë nga dera, pasi ka mbetur nën hijen e Varanes dhe Lisandro Martinezit. Mbrojtësi anglez nuk ka qenë në gjendje të tregojë formën e tij më të mirë për disa kohë.

Mesfushorët McTominay dhe Donny van de Beek do t’i bashkuhen Maguire-it për një largim të mundshëm në merkaton e verës. Për Van de Beek ka qenë një makth aventura në Old Trafford. Raportimet gjithashtu bëjnë me dije se Anthony Martial, gjithashtu do të largohet. Ndërkohë, edhe Erick Bailly me Alex Telles priten të largohen nga “djajtë e kuq”. Të dy lojtarët janë në huazim në klube të tjera, Marseille dhe Sevilla, dhe ka ngjasa që të kenë luajtur ndeshjen e fundit të tyre me Manchesterin, pasi klubi po mendon t’i largojë përfundimisht në fund të sezonit.

Të fundit

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin...

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës armët e para me rreze

Ukraina do të marrë grupin e parë të sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania në fund të korrikut, ka deklaruar Gjeneralmajori...

Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës. Fatjon Fasho,...

Lajme të tjera

Web TV