Takimet Rama-McGonigal/ Berisha ngre stekën: Rrëzojmë Ramën më 11 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha ka dërguar njerëzit e tij për të protestuar në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama, si një sinjal se akuza është personale. Berisha tha dje se po bëhen gati për protestën nën sloganin “Faktet dolën- Dorëheqja është detyrim”, ndërsa ka “premtuar” se më datë 11 kur do mbahet protesta, Rama do të japë dorëheqjen.

Partia Demokratike e cila mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha ka dalë në protestë pasditen e djeshme por ndryshe nga herët e tjera. Ndërsa ka qenë bulevardi, Parlamenti, ministritë vendi ku protestohet, kësaj herë ata i janë drejtuar shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel, duke i lënë atij përgjegjësinë personale për marrëdhënien që ai ka pasur dhe ka me ish- agjedntin e FBI-së Charls McGonigal, i cili u arrestua dhe është akuzuar nga prokuroria e Neë Yorku për korrupsion dhe abuzim me detyrën e tij si agjent. Gjithashtu në takimet e përditshme me drejtues të PD-së së Tiranës, Berisha u shpreh se në protestën e madhe sipas tij të 11 shkurtit Rama do detyrohet të japë dorëheqjen. Por demokratët nuk kanë “pritur 11 shkurtin”, pasi ditën e djeshme një grup të rinjsh kanë shkuar me parrula në duar shoqëruar këto me foton e Ramës dhe McGonigal në afërsi të banesës së kryeministrit në Surrel të Tiranës. Të rinjtë e FRPD kërkojnë që kreu i qeverisë të largohet nga posti dhe që drejtësia ta ndëshkojë pas zbulimit të skandalit mbi çështjen “McGonigal”. Një prej protestuesve është shprehur se Rama është i vendosur të shkatërrojë opozitën. “Nëse deri dje kërkonim që ai të largohej, sot kërkojmë që ai të ndëshkohet me burg. Janë të paktën 2 mln euro të cilat Edi Rama i ka bërë me paratë e korrupsionit. Sot për fat ndiqet dhe nga FBI-ja. Në vend të bashkëpunonte me partnerët tanë, me SHBA-të ai shkoi dhe korruptoi për të shkatërruar opozitën. Ai është i vendosur të na shkatërrojë, ne jemi të vendosur që ai të shkojë në burg”, tha një nga protestuesit.

Reagimi i Berishës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat këtë të hënë, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal. Ai tha se Rama nuk ia doli që të përjashtoi opozitën nga zgjedhjet e 14 majit, ndërsa shtoi se në protestën e 11 shkurtit do të rrëzohet qeveria. “Skenar që u zhvillua në tre etapa, në zyrat e McGonigal kundër Muzinit e cila u kurorëzua me marrjen në ndjekje penale të Bashës dhe mbylljes së dosjes nga Rama, së dyti sanksionimi i Berishës sepse nuk do pranonte që PD të bashkëqeverisje me Ramën, e treta Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabre për të qeverisur pa opozitë, por do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit PD. Por kjo dëshirë e tij merr fund… aty ku përfundoi McGonigal do përfundojë edhe Rama, si një njeri që i futi thikë në zemër marrëdhënieve me SHBA”, tha Berisha. Ai nënvizoi se në 11 shkurt do të zhvillohet protesta për largimin e Ramës. “Në 11 shkurt në ora 12, shqiptarët kudo që janë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Shqipërisë. Shqipëria po zien këto ditë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme, ndaj dhe ftesa ime për shqiptarët është: Të gjithë në protestë për të ngritur zërin kundër regjimit të kalbur”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Slogani i protestës

“Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim,” është një nga sloganet me të cilët opozita pritet që të protestojë më 11 shkurt kundër qeverisë Rama. Partia Demokratike ka publikuar pasditen e së hënës spotin e protestës ndërsa u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër “skandalit Rama – McGonigal”. “Pluralizimit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot,” janë po ashtu slogane të protestës që do të mbahet në orën 12.00 para kryeministrisë. Disa ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media u shpreh se protesta e 11 shkurtit në Tiranë do të jetë më e madhja që ka parë ndonjëherë kryeqyteti.

Të fundit

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Lajme të tjera

Web TV