Ditën e enjte do të ketë 12 orë mocion me debat për çështjen e McGonigal-Rama, por nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm kryeministri për t’i dhënë përgjigje akuzave të opozitës. Ndërsa PS pranon debatin, ka prerë çdo mundësi për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që kërkohet nga opozita për këtë çështje.
Çështja e McGonigal do të jetë sërish ditën e nesërme në Parlament, por me dilemën nëse seanca do i përngjajë asaj të një jave më parë, apo do jetë i pranishëm edhe kreu i qeverisë. Partia Socialiste pranoi të të bëhet mocion me debat për këtë çështje. Në Konferencën e Kryetarve u dakordësia kjo kërkesë e ardhur nga opozita, por PS nuk ra dakord për interpelancën dhe për Komision Hetimor që kërkoi të ngrinte Partia Demokratike për hetimin e kësaj çështje. Mocioni me debat do të zgjasë plot 12 orë. “Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendimin për zhvillimin e mocionit me debat për çështjen e McGonigal”, kështu është shprehur Taulant Balla në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes. Gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar, Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembull për zbatimin e vendimit të gjykatave. “Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa, kam thënë se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat. Sa i përket kohës se sa orë dhe kur do të zhvillohet ky debat le të jetë një diskutim. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë një prej 12 orësh”, tha Balla, duke shtuar: “Që kanë lindur me një parti që kanë me probleme me vulën, duhet të jetë gjenetike. Por që të guxojnë të firmosin kërkesa gjatë kohës që nuk janë në Shqipëri, dhe që në një shkresë kanë një firmë dhe një nënshkrim tjetër mirë do të ishte që të tërhiqen nga firmat e falsifikuara. E kanë bërë me vrap se kush e depoziton i pari. Nuk ka pasur situatë më qesharake me dy grupet e opozitës se kush depoziton i pari kërkesën”.
PD kërkon interpelancë
Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj foli pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku tha se mazhoranca nuk pranoi që ta zhvillojë interpelancën me Ramë të kërkuar javën e kaluar nga opozita për çështjen McGonogal. Alibeaj tha se PS nuk e pranoi me argumentin se u ezaurua. “Cila ishte përgjigjja e mazhorancës, nuk e pranoi se e ezaurua seancën e kaluar. Nuk përgjigje Rama se është fshehur dhe do duhej të përgjigjej Elisa. Shkelje e rregullores. Ishte vetëm njëra. Kërkesa e dytë është një kërkesë bazuar në rregullore për pyetje dhe përgjigje që i drejtohet Ramës. 15 pyetje që ia drejtojnë kryeministrit dhe ka detyrimin që të përgjigjet. Ka pasur edhe kohën t’i lexojë të mbledhë prova dhe të japë përgjigje. Ka një kërkesë për mocion, e paraqitur dy seanca më parë. kërkonte që do duhej që secili nga deputetët të shprehet në kohë limit, që ka 10 minuta. Cili ishte qëndrimi i mazhorancës, kanë detyrimin që ta caktonin në seancën më ta parë. Jo e shtynë nuk caktuan një datë me arsyetimin se nuk ishin edhe dy krerët e grupeve të tjera”, tha Alibeaj. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj tha se kryeministri duhet të japë shpjegim para shqiptarëve për këtë situatë, ndërsa theksoi se mazhoranca ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor. “Po bëhet lojë për të fshehur Ramën nga të vërtetat. Rama është i akuzuar i vetëm. Rama shkeli Kushtetutën dhe rregulloren”, tha Alibeaj. Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka reaguar sa i takon kërkesës nga ana e opizitës për ngritjen e një komisioni hetimor për McGonigal. Sipas saj sjellja e opozitës është denigruese disa prej deputetëve kanë falsifikuar firmat. “A ka sjellje më degraduese për Parlamentin dhe për të ashtuquajturën opozitë, sesa të fallsifikojë nënshkrimet e deputetëve të vet në dokumenta të cilat i drejtohen Kuvendit? Kaq hapur bëhet kjo, saqë edhe kur deputetët janë jashtë vendit, psh Belind Këlliçi e Oerd Bylykbashi, figurojnë sikur të kenë qenë këtu e të kenë firmosur. Lehtësisht i dukshëm e i verifikueshëm manipulimi në letra, për të plotësuar kriterin numerik që disa kërkesa të vihen në lëvizje nga Kuvendi! E përsëritur në fakt! Dhe këtë herë është koha që fallsifikatori ose fallsifikatorja të zbulohet! Ekspertimi grafik e konfirmon këtë! Dhe jo vetëm kaq , por dhe të sanksionohet si cdo qytetar tjetër në RSh për krimin e fallsifikimit të dokumentave të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal! Stop fallsifaktorëve dhe gënjeshtarëve që betohen për shtet, për parlamentarizëm , për opozitë, por nuk bëjnë dot as më shumë dhe as më pak sesa cdo kundravajtës i rëndomtë i ligjit penal!”, shkroi ajo.