Aksident fatal/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në kryeqytet (EMRI)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë.

Një 31-vjeçar i identifikuar si Laurent Lavdaraku, ka aksidentuar me makinë 69-vjeçarin e identifikuar si Albert Zade, i cili ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.