Shqipëria në shifrat më të fundit, gjirokastritët punojnë, dibranët lindin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjirokastra ishte qarku me shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës me 69%, për popullsinë mbi 15 vjeç, për vitin 2022 (Shqipëria 60%). Kjo është një ndër gjetjet kryesore të Vjetarit Statistikor 2022 paraprak nga Instat. Në kontrast, qarku me shkallën më të lartë të papunësisë rezulton të jetë Lezha me 22.6%,(Shqipëria 11.5 %).

Dibra është qarku me indeksin sintetik të fekonditetit më të lartë me 2.31, pra lindshmëria për çdo grua. Por koeficentin më të lartë të shtimit natyror e ka Kukësi me 4 lindje më shumë se vdekje për 1.000 banorë. Sipas disa treguesëve për bujqësinë, Instat raporton se Korça ka volumin më të madh të prodhimit të pemëvefrutore me 89. 7 mijë tonë (Shqipëria 287. 2 mijë tonë), ndërsa Berati me nivelin më të lartë për prodhimin e rrushit me 17 mijë tonë (Shqipëria 128.3 mijë tonë).

Tirana përmendet në raport si Qarku me përqindjen më të ulët të mbetjeve të pamenaxhuara me 5.399 tonë (Shqipëria 80.286 tonë) dhe Durrësi si qarku me numrin më të lartë të autoveturave për pasagjerë me 279 për 1.000 banorë. Krahasuar me Rajonin, Shqipëria renditet e treta për nga Volumi i Eksporteve dhe e dyta për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte. Ajo renditet e treta për nga numri i popullsisë (2.8 milion banorë) dhe e dyta sipas grupmoshës 15 – 64 vjeç.

Në prezantimin paraprak të Vjetarit Rajonal Statistikor 2022 nga Instat, kreu i këtij institucioni, Elsa Dhuli tha se raporti duhet të përmirësohet me tregues të rinj nga vetë bashkitë e qarqeve, ata që kanë vetë dobi nga këto statistika.  Dhuli shtoi se një bashkëpunim i tillë do të shtojë të dhënat në nivel bashkie dhe në frekuencë kohore më të shpeshtë, duke i ndihmuar stafet atje me zotërimin e fakteve.

Lexo edhe :  62% e prindërve përjetojnë stres, sipas hulumtimeve

Vjetari Statistikor Rajonal 2022, paraqet një vështrim gjithë përfshirës të treguesve statistikorë socio-ekonomike më të rëndësishëm të vendit, në nivel qarku dhe bashkie, në një vëllim të vetëm. Vjetari i plotë do të përmbajë 9 tregues te rinj mbi të ardhurat dhe shpenzimet e Qeverisë dhe 2 tregues të rinj mbi Statistikat e Mjedisit./GazetaSi

Të fundit

“Mësues për Greqinë”/ Zv. ministrja: Proces shumëvjeçar, nisma në të gjithë shtetin grek

Zëvendës ministrja e Jashtme, Artemis Malo, në një intervistë televizive foli edhe për nismën e ndërmarrë “Mësues për Greqinë”,...

Pas kostumit zyrtar, Blinken luan me kitarë gjatë udhëtimit surprizë për në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka luajtur një interpretim të këngës “Rockin’ in the Free World” të Neil Young me një grup lokal...

Pse janë tërbuar grekët dhe serbët nga forcimi i shqiptarëve?

Nga Spartak Ngjela Ka ikur koha e gënjeshtrës historike në krijimin e Serbisë dhe Greqisë me pushtimin e tokave dhe territoreve të gjera shqiptare. Aleksandër Vuçiç lodhet...

Ja identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, shkrimtar i njohur në Sllovaki

Zbardhet identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, Robert Fico, dhe bëhet fjalë për Juraj Cintula, një shkrimtar i njohur në Sllovaki. Motivi i sulmit...

Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak/Rama: I tronditur, uroj shërim të shpejtë

Reagim i kryeministrit Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh...

Lajme të tjera

Web TV