“Gjëja më e keqe është..”/ Doktori rrëfen tmerrin në spitalet me të plagosurit e tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Vështrimi në sytë e këtij fëmije më preku me të vërtetë. Nuk e di pse, por sapo më pa ai, unë fillova të qaja.” thotë Dr Ahmed al-Masri.

Kishin kaluar më shumë se 30 orë pas tërmetit shkatërrues të së hënës në Turqi dhe ai ishte i rraskapitur. Ai dhe vetëm një mjek tjetër po kujdeseshin për shumë njerëz të plagosur që po silleshin në spitalin në Afrin, një qytet në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita.

Në një moment, mbërriti Mohamedi 7- vjeçar, i cili ishte nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së tij të shembur. Ekipet e shpëtimit e gjetën djalin të shtrirë pranë trupit të babait të tij, i cili ishte shtypur për vdekje nga banesa së bashku me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij.

“Mënyra sesi djali po na shikonte, e ndjeva se ai na besonte, ai e dinte që tani ishte në duar të sigurta,” më thotë Dr Masri në një telefonatë në Zoom, shkruan BBC.

“Por unë ndjeva gjithashtu se ai kishte shumë forcë, sikur të mbante dhimbjet e plagëve të tij. Çfarë e bën një fëmijë shtatëvjeçar kaq të fortë?”

Dr Masri është një kirurg rezident në Spitalin Al-Shifa, i cili mbështetet nga Shoqëria Mjekësore Siriane Amerikane (SAMS), një organizatë bamirëse. Ai thotë se ka trajtuar më shumë se 200 pacientë menjëherë pas katastrofës.

Të fundit

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One. Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime...

Lajme të tjera

Web TV