Protesta e 11 shkurtit/ Shehi: Nuk ndaj të njëjtat ide me Berishën, nuk do marr pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashamir Shehi e përjashtoi veten nga pjesëmarrja në protestën e thirrur nga Berisha më 11 shkurt për shkak të ndjesive që ka si me kreun e Partisë Demokratike dhe atë të Partisë së Lirisë.

Në studion e Ditarit në A2 CNN, ai theksoi nevojën e adresave të reja politike dhe jo besnik qorr të partisë.

“Unë nëpër tribunë nuk hypi. Nuk ndajmë të njëjtat ide me ta, por gjykoj që çdo njeri e grup politik e  shoqëria civile e biznesi duhet të reagojë ndaj kësaj situate. Si qytetar i jam bashkuar të gjitha protestave, si njeri politik nuk ndaj të njëjta ide as me Berishën e as me Metën. Ata kanë krijuar një shteg politik, një pasi politik. Unë gjykoj që kemi nevojë për adresa të reja politike, nuk riciklojmë vetveten pafundësisht. Këtu kanë ndodh gjëra në çdo kohë edhe në kohën e Metës e Berishës, duhet të largojmë Ramën kjo na bashkon, por nuk duhet të vazhdojmë qorrazi besnik të partisë”.

“Protesta është e rëndësishme por nëse ia delegojmë pritshmërinë protestës bëjmë një gabim. Shpresoj që të jetë e madhe për të treguar se populli reagon ndaj së keqes, por këtu po ndodh përditë. Kokainë, pastruese, inceneratorët që nuk merret vesh ku kanë shkuar milionat këtu ndodh përditë nëpunës të lartë sa e kanë zhvleftësuar idenë e skandalit. E keqja është kalcifikuar”.

“Populli shqiptar duhet të kishte dalë në rrugë me kohë, kostoja e jetesës për të varfrin është rritur 20% dhe duhet të kishin reaguar. E ka këtë esencë demokratike, nuk e kemi. Ne shpesh shkojmë pas partisë na mobilizon partia, populli shqiptare duhet të ishte ngritur me kohë për talljen me çmimet, me rrogat që nuk ngrihen prej 10 vitesh. Duhen dyfishuar rrogat e shqiptarëve dhe mund të arrihet brenda një mandati dhe me bashkëpunim nga palët dhe jo për t’i bërë qejfin njërës palë e tjetrës por për të ndaluar largimin e rinisë e shtresës së mesme”.

Të fundit

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, ja formati dhe mënyra e lëshimit

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më...

Lajme të tjera

Web TV