Shisnin drogë dhe trafikonin qenie njerëzore në Spanjë, arrestohet banda e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet spanjolle kanë goditur një bandë shqiptare, e cila shiste drogë dhe financonte trafikun e qenieve njerëzore.

Sipas mediave spanjolle në pranga janë vënë 5 persona me origjinë shqiptare dhe moldave, të cilët u kapën në Costa Calida dhe Costa Blanca.

Mësohet banda shqiptare kishte si qëllim që të vendosej përfundimisht në zonën e Murcias, duke marrë me qira shtëpi të ndryshme me dokumente të falsifikuara dhe në to të kryhej aktiviteti kriminal i trafikut të drogës dhe i qenieve njerëzore.

Hetimet zbuluan se pjesë e organizatës ishte edhe një femër, e cila mbyllte marrëveshjet me agjentët e pasurive të paluajtshme për dhënin me qira të shtëpive.

Organizata merrte me qira shtëpi dhe vila të mëdha, me qëllim ngritjen e plantacioneve të marijuanës në ambiente të mbyllura që prodhonin 4 korrje në vit.

Substanca narkotike me pas shpërndahej në nivel ndërkombëtar, duke sjellë fitime të mëdha dhe që më pas financohej edhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Pesë personat e arrestuar iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë për hetime, ndërsa dy prej tyre u futën menjëherë në burg.

Të fundit

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Lajme të tjera

Web TV