Studimi zbulon se cigaret elektronike kanë rrezik të lartë për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë njerëz besojnë se mënyra më e mirë për të lënë duhanin është kalimi në cigare elektronike. Megjithëse kjo ide është bërë e popullarizuar vitet e fundit, cigaret elektronike nuk janë një alternativë e sigurt. Rreziku qëndron në përbërësit e nxehtë që mund të përfshijnë një përzierje kimikatesh potencialisht të dëmshme. Gjithashtu, megjithëse e-cigaret nuk përmbajnë duhan , shumë prej tyre përfshijnë nikotinë, e cila vjen nga duhani. Nikotina është një përbërës kimik shumë i varur që mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon truri dhe të shkaktojë varësi fizike dhe psikologjike.

Cigaret elektonike i vënë njerëzit në një rrezik më të lartë të zhvillimit të Covid-it të rëndë, ka zbuluar një studim. Përdoruesit e shëndetshëm të cigareve elektronike që u infektuan nga Covid, u zbulua se kishin inflamacion të shtuar të mushkërive, gjë që mund të shkaktonte komplikime të vazhdueshme kardio-vaskulare. Gjetjet vijnë nga një studim në SHBA me 45 jo-duhanpirës, ​​30 njerëz që përdornin rregullisht cigare elektronike dhe 29 duhanpirës .

Nga studimi u zbulua se personat qe konsumonin rregullisht cigare elektronike apo të tjera të këtij lloji  dhe duhanpirësit kishin nivele më të larta të proteinave të plazmës së gjakut që virusit i nevojitej për të mbijetuar.

Studiuesit shtuan se: “cigaret elektronike mund të kenë në rrezik më të lartë për të zhvilluar infeksione dhe çrregullime inflamatore të mushkërive. Cigaret elektronike nuk janë të padëmshme dhe duhet të përdoren vetëm për kohë të shkurtër”.

Të fundit

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe...

Lajme të tjera

Web TV