Dita Botërore e Shëndetit Oral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita Botërore e Shëndetit të Gojës e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI),organizohet çdo vit më datë 20 mars. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm.

Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë. Fillimisht Federata Dentare Botërore në Kongresin Botëror Dentar( AWDC), të mbajtur në vitin 2007 në Dubai, vendosi datën 12 shtator dhe deri në fund të vitit 2012 kjo datë njihej si Dita Botërore e Shëndetit të Gojës.

Këtë vit Federata Dentare Botërore e vendosi ndryshimin e kësaj date, duke përcaktuar datën 20 mars.

Sot, në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“ , në Kosovë realizon ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).

Ndryshe, mjekët shpjegojnë se që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrollojë dhëmbët dy herë në vit tek stomatologu. Kultura për higjienën orale ashtu si shumë të tjera mësohet që në vogëli, por shifrat për të paktën tre dhëmbë të prishur mesatarisht tregon se tek shqiptarët ajo mungon./O.S

Të fundit

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe...

Operacioni anti-drogë i SPAK-DIA/ Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Shqipërisë dhe Italisë, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, njoftoi dhe sekuestrimin e...

Lajme të tjera

Web TV