Veliaj: Askush nuk do lejohet të zaptojë shkolla, kopshte, çerdhe e konvikte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se pas rindërtimit të konvikteve qe ishin zaptuar prej vitesh në kryeqytet, do të vihen vetëm në funksion të studentëve.

Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës ka qenë më solidarja, por nuk do të lejojë më zaptime as të konvikteve, as të shkollave, kopshteve apo çerdheve, të cilat do të jenë vetëm në funksion të fëmijëve.

“Disa qytetarë më thonë: Kryetar, të futemi tani aty ku kemi qenë më përpara, se mbaroi godina e re? U them me shumë dashamirësi: Kjo bashki ka qenë bashkia më solidare në historinë 103-vjeçare si kryeqytet, ka dhënë një pafundësi fondesh për strehim social, kredi të buta, banesa sociale, bonus qiraje, por në 2023-shin të rikthehesh prapë të pushtosh konvikte, të pushtosh kopshte, shkolla, çerdhe, sikur nuk shkon. Ndaj, thirrja ime për të gjithë banorët është: Ne rizaptim të Universitetit Bujqësor, ku sa i mbaruam konviktet, nuk do lejojmë. Konviktet janë për studentët, kopshtet për kalamajtë, shkollat janë për nxënësit, çerdhet janë për bebushat. Për të rriturit kemi bonus qiraje, ta paguan bashkia qiranë nëse nuk ke mundësi, të japim një kredi të butë, të japim banesë sociale, por jo më zaptim”, u shpreh ai.

“Detyra jonë nuk është të bëjmë politikë për 5 vota, as t’i shtyjmë vendimet meqë është fushata”, tha Veliaj,

Ai përmendi edhe hapësira të zaptuara nga privatë për lokale brenda shkollave e madje edhe kopshteve, të cilat tha kryebashkiaku, me ndërtimin e godinave të reja, nuk do lejohen më të ushtrojnë aktivitet brenda perimetrit të institucioneve publike.

“Është vendim i drejtë që kopshti te “Myslym Shyri” të çlirohet dhe do çlirohet javën tjetër, se do fillojnë punimet për kopshtin e ri. Isha tek shkolla në Vaqarr – m’u në derë të shkollës, kishin bere lokal. 30 vjet i re qylit me lokal. Tani po bëhet shkolla e re. S’mund të rrijë çibani në oborr të shkollës, m’u në derë. Është prishur sot. Ne duhet t’u shërbejmë të gjithëve. Kur u shërben njerëzve, ka edhe disa që nuk të pëlqejnë. Jam i sigurt, ai i lokalit në Vaqarr as nuk na pëlqen, por për 1000 familje që çojnë fëmijët në një shkollë të re, ku më në fund çlirohet dera, fiton hapësirë dhe frymëmarrje, kalamajtë s’duhet të futen në lokal për të shkuar në shkollë – do e vlerësojnë. Për sa kohë u shërbejmë të gjithëve, nuk duhet të shqetësohemi edhe nëse nuk na pëlqejnë të gjithë“, theksoi kreu i Bashkisë.

Lexo edhe :  Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Deklaratat, kryebashkiaku i bëri gjatë një ceremonie vlerësimi për punonjësit më të vjetër të Bashkisë së Tiranës.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV