Berisha mbyll tubimin e sotëm, thirrje mbështetësve: Të hënën para Parlamentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha mbylli sot protestën, ndërsa kërkoi nga mbështetësit të mblidhen sërish të hënën para parlamentit për të kërkuar largimin e qeveris së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Të hënën ka parlament. Revolucioni na fton të gjithëve para parlamentit të hënën. Të gjithë të bashkohemi, të kalojmë nga beteja në betejë”, tha Berisha.

Pavarësisht se protesta nuk ka zgjatur as dy orë, Berisha nuk ngurroi të flasë për “premtime elektorale”, ndërsa këtu përmendi uljen e çmimit të energjisë, rritjen e pagave, mbështetjen për fermerët etj.

“Ne jemi në betejë, por thirrja ime është: të shndërrohemi në qytetarë të revoltuar dhe protestues, të vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitore. Thirrja ime është çdo ditë;të bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën këtij regjimi. Regjimi i Edi Ramës duhet përmbysur një ditë e më parë. Ju siguroj se PD nuk synon gjë tjetër, se opozita nuk ka qëllim tjetër, përveç se të përmbysë monizmin dhe të çlirojë shqiptarët nga ky monizë, i egër dhe represiv. Do jetë dyfishim i rrogës, do jetë minimumi jetik aq sa është rroga minimale. Përgjysmimi i siguracioneve shëndetësore për fermerët. Ritheimi Çmimit të energjisë në 7 lekë për familjarët dhe 6 lekë për bizneset. Do ketë përgjysmim takse për naftën. Asnjë tender apo koncesion pa garë, asnjë kompani offshore s’do mund të marrë pjesë në garë në Shqipëri. Do dërgohen për ndjekje penale Edi Rama dhe të tjerë”, tha ai.

Të fundit

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e...

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me...

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit...

Lajme të tjera

Web TV