Saga e skandaleve dhe një drejtësi e pafuqishme përballë tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Pa u bërë 24 orë, vendi u paralizua përsëri nga skandalet. I pari lidhet me emisionin investigativ “Inside Story” në Top Channel për z.Ahmetaj. Emisioni 60 minuta ishte një investigim gazetaresk mbi çështjet korruptive për të cilat përflitet ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave. Çdo akuzë e ngritur ishte e shoqëruar me prova, argumenta, shkresa zyrtare dhe emaile. Ndërkohë dy prokurorët e përzgjedhur për të hetuar këto çështje, deri tani duket se janë të verbër përpara këtyre informacioneve të ofruara si fakte. Nga këtu fillojnë të lindin dhe dyshimet mbi funksionimin e drejtësisë, pasi në vend që të jetë Prokuroria ajo që investigon dhe informon mediat, është media ajo që informon dhe investigon e madje i çon dhe prova/informacion kësaj të fundit. Sado që të ketë përpjekje për të mbuluar apo mbrojtur ish-ministrin nga sëpata e drejtësisë nga dyshja Berisha-Meta e cila në çdo dalje publike e lidh çështjen e inceneratorëve vetëm me kryeministrin apo sekretarin e tij të përgjithshëm, është fakt se laku sa vjen dhe ngushtohet. E kjo jo për shkak të mediave, as të politikës e as të denoncimeve qesharake të opozitës, por për shkak të lënies së gjurmëve në emaile, fatura hotelesh, dokumenta dhe lëvizjeve të pamenduara në zyra noterësh dhe tek zyrat e QKB-së.
Rasti i dytë, njëkohësisht dhe më shokuesi lidhet me emisionin investigativ “Fiks Fare” në të njëjtin televizion. Një grup gazetarësh shkon në Nikël të Fushë Krujës për të investiguar mbi gërmimet e paligjshme në lumin Zezë. Gjatë xhirimeve qëllohet mbi dronin që po filmonte, dhunohen gazetarët dhe një person i maskuar me zë e figurë shprehet pa ju dredhur qerpiku se është zot i kësaj zone dhe se kush guxon të hyjë aty “i ikën koka” siç u ka ikur shumë njerëzve që kanë hyrë në atë territor. Nga ana tjetër policia, organi që supozohet të mbrojë qytetarët dhe të garantojë rend e siguri në vend, nuk ka guximin minimal të shkojë në vendngjarje dhe të prangosë kërcënuesin, por shfaqet aty 50 minuta nga momenti i telefonatës nga gazetarët, kur filmi horror ka përfunduar. Pra një individ i maskuar, nuk pyet as për ligje e as për shtet, madje arrin deri aty sa dhunon e kërcënon i qetë edhe pse ka shkelur ligjin. Ajo që shohim qartë është se në vendin tonë pasuria publike grabitet lehtësisht, shndërrohet në pronë private dhe nuk guxon askush të parandalojë apo ndëshkojë grabitësit, siç ka ndodhur në Nikël. Po institucionet përgjegjëse çfarë bëjnë? Duke filluar nga Bashkia e Krujës, Agjensia Kombëtare e Burimeve Ujore, IKMT-ja e duke vazhduar me Policinë e Shtetit? Ato kanë zgjedhur të heshtin përballë një krimi të tillë mjedisor, ose ndoshta janë të pafuqishme në raste të tilla ku përfshihen individë nga bota e krimit.
Një shtet i pafuqishëm me një drejtësi të pafuqishme. Fatkeqësisht ky është realiteti i sotëm në të cilin jetojmë. Një realitet para së cilit disa janë nënshtruar, disa kanë mbyllur sytë para tij e disa në vend që të reagojnë e përkeqësojnë edhe më tepër. Është besuar dhe shpresuar shumë, sidomos për drejtësinë e re. Sa më shumë dalin në dritë skandalet me politikanë dhe jo vetëm, e sa më shumë nuk ka reagim nga institucionet përkatëse apo vepra konkrete aq më tepër zhbëhet besimi tek ajo drejtësia që pak kohë më parë u prit me ovacione dhe duartrokitje në sallën e parlamentit. Kjo nuk është aspak Shqipëria që duam, kjo Shqipëri sot nuk i afrohet as 1% Shqipërisë që duhet të jetë, Shqipërisë që meritojnë shqiptarët, Shqipërisë që kërkon të hyjë në familjen e madhe europiane. Vendi ka marrë tatëpjetën, nuk e dimë ende nëse do të vazhdojë në këtë rrugë apo do të bëjë hapa para. E para është e frikshme, e dyta po na duket gjithmonë e më e pamundur.

Të fundit

Tre variante për primaret/ Berisha: Jemi të detyruar të respektojmë sistemin rajonal

Ethet e garës brenda Partisë Demokratike kanë nisur të shfaqen, ku disa drejtues degësh kanë dorëzuar dorëheqjet për t’u...

Alarmi i FMN: Shqipëria e sfiduar nga plakja dhe emigracioni

Sfidat strukturore të ekonomisë po e mbajnë ende të sfiduar ekonominë shqiptare, pavarësisht ecurisë aktuale pozitive. Ky është vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në...

Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Eduard Zaloshnja Tek po shkruaj këto rreshta, 8.3% e kërkesave të emigrantëve në KQZ për të votuar janë të Qarkut Berat. Ndërkohë, ky qark ka vetëm...

“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin njëri-tjetrin në dhomë të gjumin

Një moment argëtues dhe plot humor ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gjesti dhe Jozi janë zgjuar nga gjumi dhe kanë filluar...

Filmi i Michael Jackson me vlerë 150 mln dollarë, shtyhet për shkak të pengesave ligjore

Filmi biografik për Michael Jackson, ka hasur disa pengesa ligjore dhe është shtyrë për në 3 tetor 2025. Shkaku i vonesës lidhet me skenarin e filmit,...

Lajme të tjera

Web TV