Sot protesta e opozitës, Gjuzi me mendjen nga Big Brother: Suport mretneshës Olta Gixhari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi prej disa ditësh ka hapur një “fushatë” zyrtare në mbështetje të Olta Gixharit për të fituar Big Brother Vip.

Fansi i zjarrtë i aktores u bënte thirrje të gjithëve për të mbështetur “Helenën e Trojës” e cila sipas tij është pro Europës dhe pro amerikane.

Kur të gjithë mendonin se vëmendja e kryetarit të Partisë Kombëtare Konservatore do fokusohej plotësisht tek protesta e sotme, Gjuzi ka menduar sërish të rikujtojë ndjekësit e tij për “betejën” e Oltës brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Gjuzi u bën thirrje konservatorëve për suport të “Mretneshës” Olta Gixhari, si dhe akuzon gjithë njerëzit që i kanë dalë kundër aktores.

Në shkrimin e tij, ai sulmon Arben Derhemin për braktisjen e kauzës së Teatrit Kombëtar dhe Hervin Çulin si përgjegjës të shembjes së monumentit kulturor. Megjithatë, Gjuzi nuk ka humbur kohë dhe është rikthyer përseri te tema e nxehtë e Big Brother duke analizuar lojën e dobët të Bled Manes deri më tani. “Bled, ske b*the ti të puthesh mretnesha e princesha”, shprehet në postimin e tij.

Duket se kështu do të shkojë dhe kjo ditë e sotme për kreun e konservatorëve, prezent fizikisht në protestë por me mendje nga Olta Gixhari në spektaklin e sotëm të Big Brother.

Të fundit

Gjërat që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”....

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop....

Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok: Sa herë unë vij “të të vras”, ngjitesh më lart!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook nga takimi me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok Mesazhi: Elmar Brok: Edi,...

Si ka fytyrë PD që kërkon procesverbalet?!

Nga Ylli Manjani Tani, edhe kjo kërkesa e PD që i bën me tërsëllimë KQZ, “na jepni kopjet e procesverbaleve”, kur komisionerët e tyre kanë...

LAJMI I FUNDIT/ Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga burgu

Ervin Salianji ka dorëzuar një kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia. Këtë e bën të ditur Balkanweb. Mësohet se kërkesa është dorëzuar në gjykatën e...

Lajme të tjera

Web TV