Manchester United rikthehet tek fitorja në Premier League, Leeds dorëzohet në fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United mori një fitore të madhe (2-0) në fushën e Leeds United dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 46 pikë, pesë më pak se Arsenali kryesues, por me dy ndeshje më shumë për të zhvilluar nga “topçinjtë”.

Vetëm pak ditë më parë, “Djajtë e Kuq” barazuan 2-2 në “Old Trafford” me të njëjtin kundërshtar në ndeshjen e prapambetur të fazës së parë.

Në “Elland Road” u zhvillua në ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, por gjithçka ndryshoi në 10 minutat e fundit.

Në të 80-tën, pak çaste pasi Gnoto i Leedsit u ndal në momentin e fundit nga De Gea, Rashford ndëshkoi me kokë portierin Meslier, duke zhbllokuar takimin.

Vetëm pesë minuta më vonë, talenti Garnacho, i hedhur në fushë në të 61-tën në vend të Sanchos, u dha goditjen përfundimtare Leedsit, që nuk pati më shumë forcë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Më këtë disfatë, Leedsi mbetet në vendin e 17-të, në garën për mbijetesë, me vetëm një pikë më shumë se Evertoni.

Të fundit

Bayern shet 5% të aksioneve për blerjen më të shtrenjtë në histori, lojtari refuzon

Bayern Munich po bëhet gati të realizojë transferimin më të kushtueshëm në historinë e futbollit gjerman, por po has...

Ultramaratona 2000 km në Bruksel, të rinjtë serbë nuk ndalen kundër Vucic

Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur...

Donald Trump: Ukraina jo në NATO, Krimea vetëm e Rusisë

Gadishulli i Krimesë është tashmë pjesë e Rusisë dhe ashtu do të jetë. Kështë është shprehur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald...

Takimi i Blendi Gonxhes në Tiranë: Do angazhohemi të fuqizojmë rolin e gruas

Kandidati socialist në Qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhe, mblodhi në një takim vajza dhe gra nga kryeqyteti. Ai postoi pamjet në rrjetin social Facebook, ku...

Filmi i dekadës? “Sinners” trondit kinematë, filmi i Ryan Coogler dominon fitimet

Një film i ri horror po “pushton” kinematë dhe po merr vlerësime të larta nga kritikat. “Sinners”, i regjisorit të njohur Ryan Coogler (i...

Lajme të tjera

Web TV