Tentonin të mashtronin bizneset në Tiranë, të rinjve iu sekuestrohen rreth 90 mijë Euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi e konsiderueshme vlerash monetare rreth 90 mijë Euro janë sekuestruar në Tiranë nga forcat e Komisariatit Nr.3 në kryeqytet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”, për vënien në pranga të disa personave që vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët kishin tentuar të mashtronin një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 Euro.

Në pranga kanë rënë Ergys Ahmetaj 21 vjeç, Andi Basha 18 vjeç dhe Gëzim Kusi 19 vjeç të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 39-vjeçari F. Gj., 39 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit në 10 Janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e  lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Tentativa”.

Të gjithë këta persona kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40,000 Euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89,400 Euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV