Aktorja e njohur turke Emel Atici, është gjetur e pajetë nën rrënojat në Kahramanmaraş të Turqisë.
Aktorja e njohur për rolin e saj në filmin “Bir Zamanlar Çukurova”, është e gjetur e pajetë së bashku me vajzën e saj, 7 ditë pas tërmetit tragjik.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kompania producente e serialit. Në deklaratë thuhet “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aıcı dhe vajzës së saj Püryan Atici, aktores me vlerë të serialit tonë televiziv Çukurova, nga fatkeqësia e tërmetit në vendin tonë.”
Kujtojmë që deri më tani raportohet për mbi 36 mijë viktima nga tërmeti tragjik që goditi Turinë dhe Sirinë.