VIDEO-“Më ushqeu një burrë mjekërbardhë”/ Historia e pabesueshme e 6-vjeçares në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Histori të pabesueshme po qarkullojnë në mdiat sociale për të mbijetuarit e termetit në Turqi dhe Siri.

Mediat turke kanë publikuar një histori të pabesueshme të një vajze 6-vjeçare e cila pas shpëtimit tha se ishte ushqyer nga një burrë me mjekër të bardhë gjatë ditëve që ka qëndruar nën rrënoja.

Një gazetar turk e pyeti vajzën e vogël nëse kishte pasur uri dhe ajo iu përgjigj se kishte ngrënë.

Madje ajo është shprehur se burri mbante mbi shpinë shtëpine që të mos e zinte poshtë.

Një histori në kufijtë e të pabesueshmes, por ajo që bie në sy është fakti se vajzës së vogël i janë bërë analizat dhe ka rezultuar se trupi i saj ka pasur proteinat e duhura.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 7.8 ballë, me qepiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më datën 6 shkurt.

Lëkundjet e fuqishme u pasuan dhe nga pasgotitje pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti shkaktoi shembjen e qindrave ndërtesave, duke bërë që të ndërronin jetë më shumë se 34 mijë persona.

Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

Të fundit

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Lajme të tjera

Web TV