Kreu i PD-së, Sali Berisha do të mbledhë në orën 09:00, grupin parlamentar të PD-së.
Kjo lëvizje e Berishës vjen një orë para protestës para Kuvendit.
Sot në orën 10:00, opozita do të zhvillojë protestën e radhës para parlamentit, kundër kryeministrit Edi Rama.
Kuvendi do të mbajë sot seancën parlamentare ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Në senacë do të mungojnë 12 deputetë të opozitës, pasi janë përjashtuar.