“Ju thërret Berisha si dele”/ Manja-demokratëve: Zgjidhni hallet, pastaj merruni me ne

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kritikuar opozitën se nuk ndjekin rrugën e duhur për të kërkuar llogari. Sipas tij deputetët bëhen mish për top me një person (Berishën) i cili ka qëllim vetëm të fshehë mëkatet e tij dhe të familjes së tij.

“Ju vazhdoni bjerini bilbilit bashkë me ata jashtë që thërret për mish për top për hallet e veta dhe të familjes s vet.

Merrini gjërat me radhë, rregulloni punën tuja pastaj hajdeni merruni me ne dhe me Ramën. Mos harroni që Rama është kryeministër i zgjedhur.”- tha ministri Manja.