I vuri hotelit tritolin, habit Çabiri: Nuk e dëgjova shpërthimin, isha në makinë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Zbardhet e plotë dëshmia e Spiro Çabirit, personit të vetëm të arrestuar nga policia e Sarandës për shkatërimin me tritol të hotel “Bizant”. Prona ndodhej buzë detit “Jon”, dhe ishte fituar me gjyq nga shtetasi Grek, Dhimitraq Evangjeliu.
Ne vendimin civil të gjykatës Sarandë, thuhet se: “…hoteli Bar-Restorant dy katësh, i kalon në pronësi hipotekore Evangjeliut, me kushtin që ky i fundit ti paguante Spiro Çabirit, një shumë prej 46 mijë euro…”.
Një ditë para se të dilte para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, dy prokurorët e dosjes Kledian Llaho dhe Alba Dhima, kanë marë në pyetje Spiro Çabirin në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet.
Çabiri, ka treguar se nuk e ka dëgjuar fare zhurmën e shpërthimit të tritolit në hotelin, ku kishte dalë përpara dy minuta se eksplozivi të shpërthente.
“…kur jam kthyer tek hoteli për të marrë çantën me rroba, jam habitur që e kam gjetur të shkatërruar…unë zhurmën e shpërthimit nuk e ka dëgjuar pasi ndodhesha në makinë dhe kisha xhamat mbyllur”-ka pohuar Spiro Çabiri.
Por kjo deklaratë ka habitur grupin e hetimit, të cilën kanë filluar të dyshojnë ndjeshëm mbi sinqeritetin e të arrestuarit.
Në lidhje me marrëdhniet e familjes së tij me dy bashkëpronarët e tjerë Vangjel Shtuka dhe Dhimitër Evangjeliu, Çabiri ka pohuar se se nuk ka pasur asnjëherë konflikt me këta shtetas.
Mosmarrveshjet për pronën i kanë bërë objekt gjyqësor dhe çështja civile vazhdon ende, por sipas tij konflikte fizike apo debate nuk kanë pasur.
Më tej gjatë marjes në pyetje, Spiro Çabiri ka treguar se:“…nuk dyshon te asnjë nga këta dy persona apo familjaret e tyre, se mund të kenë organizuar shkatërimin me tritol të hotelit.
Sipas Çabirit, dikush ka dashur ti bëjë dëm atij, por jo ta vrasë pasi këtë do e kishin bërë satësisht.
Çabiri i ka treguar prokurorëve se lidhur me këtë rast ai mendon se dikush ka dashur të ngrinte një kurth, duke e bërë fajtor Spiron, për diçka që se ka bërë.
“…duke ditur gjendjen shëndetsore të babit, kanë shpresuar që kështu të kishim një fatkeqësi të gjithë dhe me këtë formë të realizonin planet e tyre…”-është shprehur Spiro Çabiri.
Më tej në dëshmi Spiro Çabiri ka treguar se mëngjesin e 13 shkurtit 2023, ka qënë në shtëpi me bashkëshorten e tij dhe motrën. Ka ardhur djali i tij i cili quhet S.Çabiri dhe i ka thënë se ne nuk do të udhëtonin sot për në Angli, Skoci, për arsye se ai i ka thënë se ka provimet në shkollë në Gjirokastër dhe rrezikonte të humbiste vitin.
Sipas tij, djali është larguar përsëri nga shtëpia nuk i tha se ku do të shkonte. Në shtëpinë e tij ka mbërritur Inspektori i Policisë, Bert Çulli dhe një punonjës tjetër dhe e kanë informuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Pasi ka dëgjuar cfarë ka ndodhur është ndier keq dhe ka pasur probleme shëndetsore për shkak të tensionit të lartë. Në lidhje me persona të dyshuar autorë të mundshëm, deklaron se nuk ka asnjë dijeni.
Sipas prokurorisë në orën 05:50 ka dalë nga ambjentet e hotel “Bizant” Sotir Çabiri, duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52 ai ka aktivizuar shpërthimin.
Pas kryerjes së këtij krimi, e gjithë familja Çabiri kishte planifikuar të largohej në Angli, pasi sipas policisë ditën e dielë ata kishin prerë biletat e udhëtimit në nje agjensi në Sarandë.

Të fundit

Oqeane blu? Dikur ishin të gjelbër dhe mund të ndryshojnë sërish ngjyrë

Shkencëtarët thonë se oqeanet e Tokës, të njohur për ngjyrën e tyre blu të thellë, një ditë mund të...

“Po i vëzhgon e gjithë Europa”/ Berisha: Në zgjedhje të lira, fitimtar absolut është PD

Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit do të fitohen bindshëm nga Partia Demokratike, nëse do të jenë të lira, të paktën sipas...

Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale!

Vendet me prosperitet ekonomik u bënë të tilla nga zhvillimi i industrisë dhe novacionit teknologjik. Shqipëria përveçse është vendi me industrinë më të pazhvilluar...

“Kush do bëjë shumë fëmijë, do i rrimë më afër”/ Rama: Bonusi i bebes jo më me çek

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Burrel, diskutoi paketat sociale që kanë në fokus mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë...

Pashkët rikthejnë shqiptarët në atdhe, rradhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës

Këtë të enjte është rritur fluksi i shtetasve shqiptare që kalojnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës për të festuar Pashkët në vendin...

Lajme të tjera

Web TV